Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar nga Policia në zonën e ish-Kënetës në Durrës, vend në të cilin pak javë më parë u përplasën për vdekje 2 të mitur.
Policia pikasi një automjet pa targa që po qarkullonte në rrugët e kësaj lagjeje të qytetit. Patrulla e qarkullimit i dha sinjal automjetit pa targa për të ndaluar, por drejtuesi i makinës nuk i është përgjigjur thirrjes dhe ka vijuar të qarkullojë.
Në ndihmë të patrullës së Policisë kanë shkuar dhe 2 inspektorë me motorë. Pas një ndjekjeje për disa minuta, oficerët e qarkullimit rrugor kanë arritur ta bllokojnë makinën pa targa.
Drejtuesi i automjetit në tentativë për të ecur mbrapa, është përplasur me makinën e Policisë.
Më pas ai është neutralizuar dhe shoqëruar në mjediset e komisariatit të Policisë së Durrësit. Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka asnjë person të dëmtuar.
Komente










