Një aksident rrugor është shënuar këtë të shtunë në qytetin e Durrësit.

Një qytetare e cila po lëvizte me makinë në rrugën “Taulantia”, është përplasur me një motor të Policisë Rrugore.

Si pasojë e përplasjes efektivi ka pësuar lëndime, port fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut rrezikut për jetën.

“Sot, rreth orës 10:35, në rrugën “Taulantia”, automjeti me drejtuese shtetasen J. D. është përplasur me një motomjet të Policisë Rrugore, që drejtohej nga efektivi i Policisë, shtetasi E. M.

Si pasojë e përplasjes, efektivi ka pësuar dëmtime të lehta fizike dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.