DURRËS- 18 persona, shumica ish-punonjës të Kadastrës në Durrës janë arrestuar ditën e sotme e ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi kanë tjetërsuar 68 mijë m2 tokë shtetërore pranë Kepit të Rodonit duke ia kaluar 5 personave, 4 prej të cilëve të arrestuar dhe një në kërkim.
Gjashtë persona të tjerë janë me masë detyrim paraqitje sipas vendimit të gjykatës, kurse tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Në një deklaratë për mediat nga Drejtoria e Policisë së Durrësit, u bë me dije se të gjithë personat janë përfshirë në një skemë kriminale të tjetërsimit të tokave. Bëhet fjalë për një tokë pranë Kepit të Rodonit, në fshatin Bizë dhe mbi këtë sipërfaqe nuk janë bërë ndërtime.
Nga hetimet që kanë zgjatur për rreth një vit, mësohet se këta punonjës, mes tyre drejtues, juristë, hartograf, topograf, specialist duke shpërdoruar detyrën kanë tjetërsuar këtë hapësirë nga tokë shtetërore pa frut në tokë are, ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Burime zyrtare bëjnë me dije se këta ish-punonjës, këtë sipërfaqe toke ua kanë shpërndarë personave me banim në Durrës, të cilëve nuk u takonte të merrnin tokë në pronësi sipas ligjit. Gjithçka është zbuluar nga një kontroll që është kryer në vitin 2018, ku janë vërejtur paligjshmëri në regjistrimin e dokumenteve që shërbeu si pikënisje për të çelur hetimet.
Report Tv ka mësuar se në pranga kanë rënë: Ardian Iljazaj, ish-drejtori i Hipotekës së Durrësi që u shkarkua "live" nga kryeministri Edi Rama, pas denoncimit të një qytetari, i cili "hallit" të tij Iljazaj i ishte përgjigjur: Të ta zgjidhë Rama hallin meqë ke shkruar në Platformën e Bashkëqeverisjes!” . Gjithashtu, Ardi Kona, Bledar Zerba, Rovin Zeqja, Malvina Deçka, Enver Shima, Sulejman Ibrahimi, Lafit Mullai, Algert Rapi, Gjon Proja, Albert Doda, Lekë Ndoj, Ledi Bushi, Gjon Bushi, Anila Çunaj, Shaqir Aruçi, Dorian Gollaj. Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale: “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, “Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim”.
Drejtori i Policisë së Durrësit Lorenc Shehu bëri të ditur se për këtë rast janë sekuestruar shumë prova materiale, ka përgjime telefonike, filmime përgjime ambientale dhe vëzhgime, e ndërsa tha se ndaj të gjithë personave të arrestuar ka filluar hetim pasuror.
Ky institucion është vendosur në shënjestër të prokurorisë që po e heton prej disa muajsh. Më herët u arrestua, por më pas u lirua kreu i Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula me akuzën se ka tjetërsuar prona në Gjirin e Lalzit, megjithatë duhet theksuar se ky operacion nuk ka asnjë lidhje me operacionin e zhvilluar ditën e sotme pranë Kepit të Rodonit.
Hetimet në Kadastrën e Durrësit ishin paralajmëruar nga kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame. Në një proncim që ka pasur më herët, Lame paralajmëroi se Vlora nuk është qyteti i vetëm, teksa përmendi Shkodrën, Sarandën, Lezhën, si dhe Elbasani.
Lush Osmani, pronari Kompanisë Shpresa.al dyshohet se është përfituesi kryesor i një skemë të tjetërsimit të 68 mijë metrave katror tokë shtetërore pranë Kepit të Rodonit.
Përveç një sipërfaqe të konsiderueshme toke Osmani akuzohet se ka përfituar edhe një godinë në mënyrë korruptive si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Osmani gjithashtu dyshohet se është organizatori kryesor i ngritjes së skemës së tjetërsimit të 68 mijë metrave katrore tokë .
Lush Osmani, administrator i kompanisë Shpresa-Al, është i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” më shumë se një herë dhe “pervetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”
Por kush është Kompania SHPRESA-AL?
Kompania “Shpresa-Al Group” u krijua në vitin 2002 dhe brenda një kohe mjaftë të shkurtër u përhap duke zgjeruar portofolin e shërbimeve. Kompania nisi si një iniciativë private e administratorit Lush Osmani. Kjo kompani e filloi aktivitetin e saj me ofrimin e shërbimit të transportit të udhëtarëve e të mallrave. Më pas kompani u zgjeruar në fushën e informatikës, mekanikës apo ndërtimit.
Portofoli i shërbimeve që kjo kompani zotëron:
“Shpresa-Al Construction”: Ofron punime të ndryshme civile, ndërtime infrastrukturore, ujësjellësa, kanalizime etj. Aktiviteti nisi në vitin 2004.
“Shpresa-Al Computers” : Ofron shërbime në fushën e informatikës, Kompjutera, celularë etj. Aktivitetin e ka filluar që në vitin 2003.
"Shpresa-Al Security: Ofron shërbime të policisë Private. Shpresa-Al Security ka filluar aktivitetin e saj ne Nentor 2004.
Duke filluar nga viti 2003, kjo kompani ofron shërbimet e saj edhe për furnizim karburanti dhe për servis makinash. Pranë kësaj pike karburanti, shoqëria disponon edhe një servis makinash 1200 metër katrorë.
Përveç ofrimit të shërbimeve të lart përmendura Shpresa-Al ka si pjesë të saj në Kamëz edhe Bar-Kafe “Shpresa-al”.
Po ashtu kompani ofron shërbim edhe si Restorant. Së fundmi portofoli i kompanisë është zgjeruar edhe në fushën e nxjerrjes së inerteve ku në zotërim ka një gurore. Po ashtu kompania vepron edhe në fushën e Kolaudimit të makinave, kryesisht licensimin e makinave që modifikohen me impiant gazi dhe përdoren Benzin-Gaz.
Mes personave të shpallur në kërkim është edhe administratori Lush Osmani, administratori i kompanisë Shpresa-Al. Ai është mes personave të shpallur në kërkim nga operacioni i koduar "Rodoni", të cilët akuzohen se kanë tjetërsuar 68 mijë m2 tokë shtetërore në bregdetin e Durrësit.
Qytetari Albert Doda, në janar të këtij viti i ishte drejtuar një emisioni investigativ, për t’u ankuar për Ardian Iljazajn, drejtor i Kadastrës së Durrësit. Doda pretendonte se kishte shkuar 100 herë në zyrat e këtij institucioni, për të gjetur zgjidhje për hallin e tij, por që nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Për këtë denoncim, kryeministri Edi Rama shkarkoi LIVE, drejtorin e Kadastrës në atë kohë, Ardian Iljazajn.
Por ditën e sotme, policia e Shtetit në njoftimin për arrestimin e 20 personave për tjetërsim prone, përveç ish-drejtorit është vënë në pranga edhe Albert Doda, qytetari që kishte bërë denoncimin ndaj tij na Janar të këtij viti.
Edhe pse Doda është ankuar që nuk ka marrë përgjigje nga Kadastra e Durrësit, dhe se i ka të gjithë dokumentet në rregull, duket se pretendimi i tij nuk ka bindur policinë e Shtetit, pasi e kanë arrestuar “falsifikim dokumentesh”.
Ashtu si Albert Doda, edhe ish-drejtori është arrestuar ditën e sotme nga policia për tjetërsim pronash, në të njëjtin aksion të zhvilluar nga blutë e Durrësit.
Ish-kryetari i Komunës së Ishmit, Sulejman Ibrahimi ishte arrestuar edhe në vitin 2018, pasi dyshohet se ka tjetërsuar prona në bregdet.
Në atë kohë, prokuroria njoftoi se bashkë me Ibrahimin u vunë në pranga edhe 3 zyrtarë të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë abuzuar me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve.
Sulejman Ibrahimi, në bashkëpunim me tre ish zyrtarë në të paktën katër raste ka dhënë me qira plazhe dhe toka shtetërore në kundërshtim me vendimet e qeverisë.
Po ashtu ai dyshohet se kishte krijuar një kompani fiktive që rezulton fituese e disa tenderëve të ish komunës në kohën kur ajo drejtohej nga ky i fundit.
Ibrahimi ka pasur një incident edhe në vitin 2011. Kur ai kandidonte për kryetar komune në Ishëm, u konfliktua me 2 persona.
Ndërsa pas sherrit këta të fundit qëlluan në drejtin të makinës së Ibrahimit me armë tip kallashnikov.
Ditën e sotme, ai është vënë në pranga bashkë me 20 persona të tjerë, të akuzohet për tjetërsim pronash.
Ardian Iljazaj, ish-drejtori i Kadastrës së Durrësit, i cili është arrestuar ditën e sotme nga policia, në Janar të 2019 është shkarkuar live nga kryeministri Edi Rama.
“Drejtori i Hipotekës së Durrësit, një halabak. Po trajtojmë hallet tona me njerëz të padenjë. U kërkoj të gjithë atyre që kanë hall, e që duan të zgjidhin hallin e tyre të na ndihmojnë edhe ne të trajtojmë hallin tonë të madh me njerëz të padenjë që nuk na mungojnë, si ishte edhe rasti i djeshëm i denoncuar nga Fiks fare, një drejtori që meriton vetëm një përcaktim, një halabak. Për të cilin është marrë masa e shkarkimit”- tha Rama.
Shkarkimi i Iljazit erdhi pasi një qytetar kishte shkuar 300 herë në zyrat e Hipotekës në Durrës për 6 vite, dhe nuk kishte marrë zgjidhje.
Qytetari më pas, i ishte drejtuar platformës së Bashkëqeverisjes, e cila kishte konstatuar shkelje ligjore, por edhe pas kësaj, drejtori nuk kishte reaguar.
Madje, Iljazi i kishte thënë qytetarit: “Meqenëse problemin e zgjidhe tek Rama, shko sërish tek Rama”.
Kjo bëri që Rama, ta shkarkonte atë live, ndërsa sot policia njoftoi se është vënë në pranga për tjetërsim pronash.
durres.jpg" style="height:588px; width:760px" />
Ardian Iljazaj, ish-drejtori i Kadastrës së Durrësit
durres.jpg" style="height:441px; width:780px" />
Report Tv ka zbardhur emrat e ish-zyrtarëve të arrestuar, nën hetim dhe të shpallur në kërkim në operacionin e koduar "Rodoni", të cilët akuzohen se kanë tjetërsuar 68 mijë m2 tokë shtetërore në bregdetin e Durrësit.
Ardian lIjazaj ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuarpër veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Edlira Nova ish-Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, e dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Adrian Kona ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës,i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Sulejman Ibrahimi ish-Kryetari i Komunës Ishëm, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Gjon Beshi ish-Kryetari i Komisionit të Ndarjes së Tokës në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Bledar Zerba ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë).
Malvina Deçka ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).
Renaldo Pastërma ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).
Mikel Zaho, jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Rovin Zeqja, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë).
Dorian Kollaj ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Enver SHima, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Latif Mullai, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Luigj Bushaj, përfitues toke, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”.
Gjon Proja, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.
Gjergj Bushaj, përfitues, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.
Albert Doda, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.
Lek Ndoji, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.
Lush Osmani, administrator i kompanisë Shpresa-Al, i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” më shumë se një herë dhe “pervetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”
Delis Kapxhiu, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës
Algert Rapi, përfitues, me banim në fshatin Katund i Ri, Sukth
Policia ka dhënë detaje zyrtare mbi operacionin e arrestimit të 20 ish-zyrtarëve të Durrësit për tjetërsim pronash.
"Finalizohet operacioni policor i koduar “RODONI”
Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve.
Operacioni nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës e Tiranë dhe FNSH, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Durrës.
Vihen në pranga 18 persoana, shpallen në kërkim 5 të tjerë.
Drejtoria Hetimore Qëndrore, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës dhe Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës, bazuar në Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, Nr. 98/9 datë 23.10.2019, zhvilluan operacioni policor “Rodoni“, për ekzekutimin e masës së sigurisë personale “Arrest në burg” për shtetasit e meposhtëm:
• A. I., 35 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
• E. N., 34 vjeçe, ish-Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, e dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
• A. K., 47 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës,i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
• S. I, 51 vjeç, ish-Kryetari i Komunës Ishëm, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
• Gj. B., 56 vjeç, ish-Kryetari i Komisionit të Ndarjes së Tokës në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
• B. Z, 37 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë).
• M. D., 34 vjeçe, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).
• R. P., 31 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).
• M. Z., 41 vjeç, jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
• R. Z., 34 vjeç, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë).
• D. K., 36 vjeç, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
• E. SH., 69 vjeç, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
• L. M., 68 vjeç, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
• L. B., 35 vjeç, përfitues toke, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”.
• Gj. P., 59 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.
• Gj. B., 57 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.
• A. D., 31 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.
• L. N,, 68 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u ekzekutuan vendimet e lëshuara nga gjykata për “Detyrim paraqitjeje” para Oficerit të Policisë Gjyqësore, për shtetasit:
• A. Ç., 40 vjeçe, banues në Vlorë, përfituese, e dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 i kryer në bashkëpunim, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.
• Sh. A., përfitues, e datëlindjes 10.02.1966, banues në Maminas, Durrës, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.
• S. M., 60 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.
• A. Th., 29 vjeç, ish-juriste në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 të K. Pr. Penale.
• L. K., 33 vjeçe, Përgjegjese e Zyrës Juridike në Agjencia Shtetërore e Kadastrës Durrës, e dyshuar për “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
• D. G., 34 vjeç, juriste në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.
Si dhe u shpallen në kërkim shtetasit:
1. L. O., administrator i një shoqërie private.
2. L. B., përfitues toke me banim në Bizë.
3. A. R., përfitues, me banim në fshatin Katund i Ri, Sukth.
Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durres, u kryen ndalimet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim", vepra penale të parashikuara nga nenet 186, 248, 259, 287/b dhe 25 të Kodit Penal.
Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të procedimit penal Nr. 531/2019, pas një hetimi proaktiv duke aplikuar metodat speciale të hetimit, si kryerje përgjimesh telefonike, filmime, përgjime ambientale dhe vëzhgime, rezultoi se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë tjetërsuar sipërfaqe toke prej 68 000 m2, nga tokë shtetërore pa frut në tokë are dhe ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Këtë aktivitet e kanë realizuar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, si të akteve të marrjes së tokës në pronësi, kartelave të pasurive në Regjistrat e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës. Këtë sipërfaqe toke ua kanë shperndarë personave me banim në Durrës, të cilëve nuk u takonte të merrnin tokë në pronësi sipas ligjit.
Në këtë veprimtari kriminale janë përfshirë ish-punonjës të ish-komunës Ishëm dhe ish-punonjës të Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, në periudha kohore të ndryshme nga vitit 2013 – 2018, si dhe kanë ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal duke shfrytëzuar të dhënat që dispononin për shkak të detyrës në përpilimin e dokumenteve të falsifikuara.
Gjatë operacionit nga Policia janë gjetur dhe sekuestruar shumë prova materiale që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal.
Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit".
Drejtoria Hetimore Qëndrore, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, vazhdon hetimin për verifikimin e rasteve të tjera të korrupsionit dhe të shperdomimit të detyrës nga punonjesit e adminitrates publike dhe përfitimin e paligjshëm të pasurisë shtetërore.
Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e vendosur për të luftuar pa kompromis çdo rast të paligjshmërisë dhe krimin e organizuar e korrupsionin dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në 112 çdo rast të paligjshmërisë duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.
Dërrmojini!
PërgjigjuTI SEKUSTROHEN PRONAT SHPRESES DHE TI PAGUAJ DEMIN DERI NE QINDARKEN E FUNDIT SHTETIT...
PërgjigjuTi sdi ca thu edhe ske faj se lajmi transpetohet mbrapsht Shpreses ti rruni lesht ju
Bravo per Qeverine Beni drejtesi ,ndihmoni Popullin qe eshte demtuar e pergjakur e mashtruar per gati 75 vite .Jepini shprese e drite te ardhmes ,e shkuara me ato Parti qe ferkojne duart ,mendojne se po u vjen Zari serish , hane e pine edhe pse jane jashte Parlamentit Djersen e Popullit.Shqipetaret qene te ndershem dhe besnike u dhane voten Brekegrisurve dhe corap kuqeve me gishtin e madh jashte ,duke menduar se jane demokrate dhe do ti ndihmojne U genjyen dhe u mashtruan aq sa ngelen ne rruge te madhe .SPAK ,tregoju vendin cilitdo qe i rrembeu Djersen ,Dinjitetin , Burrerine e Pasurine Shqipetareve, Sot kerkojne Ndershmeri dhe Drejtesi SE SHPEJTI DO TUA JAPE SKAK
PërgjigjuDuhet perkrahur ky shtet/qeveri me gjithshka, s ka rendesi bindja politike, vendi mbi te gjitha, me kta perpara. Po mundohen te bejn shtet ligjor mes Lulusheve, kokedhimeve, kekemadhve e gjith kusaret e tjere
PërgjigjuIk more fshatar Vlore
Hetoni inspektore dhe me se shumti ish inspektore te tatimeve beznesi i madh te korruptuar deri ne gryke po doni ja u jap dhe me emra e mbiemra!! Theksoj jan njerez KRIMINAL te korruptuar deri ne ekstrem dhe nuk ka asnje te arrestuar qofte prezent qofte ish inspektore tatimesh biznesi i MADH!! Hapni syte o popull
PërgjigjuPo dalin jashte prape more se nuk futet gjithe populli hajdut shqiptar ne burg!Ku ekzistojne te ndershmit ne shqiperi?ai qe eshte i ndershem ose nuk ka pasur kurre gje ne dore ose eshte budalla!Mentaliteti ne shqiperi eshte merr post dhe shfrytezoje se nuk te le njeri ne burg.Dhe deri tani ka funksjonuar.Nuk behet ky vend dhe pike cfaredo forme qe te perdoret.
PërgjigjuDo kisha deshire te di se cfare pune ben ti tapa.Sa me shume si ti te kete aq me shume kenaqen hajdutet pushttetare se e kane me te lehte sundimin dhe vjedhjen.Dhe do bindesh pas disa ditesh qe keta qe u kapen do lihen te lire ashtu sic do lihen te lire edhe ata qe do kapen prape pas ketyre.
Ti sapa ne henksh mun se sjemi te gjith si puna jote qe ke vjedhur dhe kerkon mbrojtje me pretekstin se te gjith ne shqiperi jan njesoj. populli nuk esht llum si ty.kush ka ber krime do denohet sapa tapa
kontrollpni pak edhe hipoteken e Tirones se ish zyrtaret dhe zyrtaret e ketij institucioni po notojne me parate e fituara padrejtesish si dhe me keto para ushqejne avokatet dhe gjyqtaret……..
PërgjigjuO EDI RAMA PO CI LE TE LIVADHISIN KETA PLEHRA,,,,,DERGOI KLSH DHE KALBI NEPER BURGJE NDYRESIRAT ,,,SE E SHKATARRUAN SHTETIN DHE PRONAT,,,EDI DERISA PRONA TE SHKOJE TEK I ZOTI,,,VETEM PISLLEQE DO KESH......
PërgjigjuTani le te freskohen ne burg, pasurimi i shpejte sjelle gjithnji deme kolaterale te papara.
PërgjigjuKure shteti do jau qi ropt ktyre hajduterve te pa skrupullt katunare me shall dhe kostum a te qifsha fmite o kurva kurvash qe slate prone pa tjtersuar ne emrin tuaj ose te miqve tuaj o zyrtare kurva...100 vjet ju kosha dhane me ba burg!
Përgjigjuma thuj pak emrin e plote
Shume mirè!Ky të jetë vetëm fillimi!Ju lumtë!
PërgjigjuDuhen arestuar edhe biznesmenet, ndertuesit qe perfituan nga keto fallsifikime
PërgjigjuKetu ka ven shprehja "Kush i ben gropen shokut bie vet"
PërgjigjuKujdes mos prekni vilat e bllokmeneve..
PërgjigjuLajm i shkqlqyer. Uroj te mos ndalet ndeshkimi i dores se ligjit,kudo neper Shqiperi ku eshte instaluar mafia zyrtare e tokave,,,,ajo mafie qe ka cuar ne varr pronaret legjitime.
PërgjigjuTani me duket se po vjen era shtet.
Përgjigjutokes, ndertim,mafia durres