Kadastra që 'ha' drejtuesit/ Braçe u bën apelin punonjësve në 08:00, vizitë blic në Vlorë

VLORË-Zv. kryeministri Erion Braçe ka zhvilluar një vizitë 'blic' në Kadastrën e Vlorës, një institucion që prej disa javësh nuk po gjen qetësi. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se numri dy i qeverisë ka mbërritur në këtë institucion në orën 08:00 të kësaj të marte, orarin zyrtar kur nis punën administrata dhe ka qëndruar aty për rreth 30 minuta. 

Dhe ka qenë pikërisht ky motiv që e kanë çuar Braçen në Vlorë, për të parë nëse punonjësit kanë shkuar në orar në punë, në një kohë kur Kadastra drejtohet nga një drejtor i komanduar, Taulant Canameti.

Nuk është hera e parë që Braçe e bën një gjë të tillë, aq më tepër që ky institucion ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak se brenda një muaji janë dorëhequr tre drejtorë, për shkak të një vendimi të Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë. Në një proncim që ka pasur më herët, kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame paralajmëroi se Vlora nuk është qyteti i vetëm me një problematikë të tillë, teksa përmendi Shkodrën, Sarandën. Lezhën, si dhe Elbasani, ku ditën e sotme është vënë në hetim ish-drejtori i ALUIZN-it, Andon Lapa se legalizoi një banesë në kundërshtim me ligjin.

Pas dorëheqjes së 'bordit', konkretisht të drejtoreshës së këtij institucioni, Elona Hodaj dhe zv/drejtorit, Krenar Xhemali, Kadastra e Vlorës funksionon me drejtues të komanduarHodaj dhe Xhemali dhanë dorëheqjen më 8 tetor dhe shkak është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë.  Në datën 11 shtator zbarkoi në këtë institucion anti-krimi ekonomik, ndërsa në hetim u vendosën 23 punonjës, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronën e një personi në Jalë duke ia kaluar një tjetri.

Report Tv siguroi edhe një urdhër, që ish-drejtori Almadhi në 25 qershor 2019 lëshoi për një hetim për 21 specialistë lidhur me tjetërsimin kësaj prone. Mes specialistëve të hetuar ishte dhe Alteo NazerajKy i fundit u emërua më pas drejtor, po dha dorëheqjen dhe në vendin e tij erdhi Hodaj.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ervin Pjero: 15/10/2019 21:05

    Sa kemi pare si ty ne o xhuxh.te na hane ka*in Vlonjatet se edhe breket do u marim

    Përgjigju
  • Kontrollori: 15/10/2019 16:32

    E ka humbur fare qeveria. Gjynah ...

    Përgjigju
  • Ariu: 15/10/2019 14:22

    Po Neser do vini prap kontroll zoti BRACE?

    Përgjigju
  • Lule: 15/10/2019 10:46

    Tek pronat shkojne e punojne hajdute.. sa turp sillem me pronat e te tjereve si kur ja ka lene gjyshi. Duhet kjo leter edhe kjo leter po edhe kjo dhe kjo ska mbarim ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se TikTok do të mbyllet për një vit në Shqipëri, reagon platforma: Presim sqarime! 2 adoleshentët që u konfliktuan nuk kishin llogari te ne

Rama njoftoi se TikTok do të mbyllet për një vit në Shqipëri, reagon platforma: Presim sqarime! 2 adoleshentët që u konfliktuan nuk kishin llogari te ne