Në orët e para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë në qytetin e Durrësit.
Dyshohet se gjatë grabitjes ata kanë marrë një sasi parash ende të papërcaktuar.
Punonjësit e bankës janë thirrur në punë për të bërë edhe përcaktimin e shumës së vjedhur nga grabitësit.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Komento