Durrës/ 'Range Rover' parkon gabim dhe nuk i liron rrugën mjeteve të tjera, shoqërohet në polici shoferi dhe gjobitet për 3 shkelje

Nuk është e pazakontë që djemtë me makina luksoze të bëjnë të fortin e të kërkojnë që çdo gjë të bëhet siç duan ata. Këtë e tregon fare mirë një video që është bërë virale në rrjete sociale, ku disa të rinj me një automjet ‘Range Rover’ të zi pa targë në pjesën e përparme, kishin parkuar gabim.

Një mjet tjetër i kërkonte që t’i hapte rrugën, por jo. Kur panë se drejtuesi i makinës luksoze nuk po lëvizte, njoftuan policinë. Menjëherë në vendngjarje shkuan inspektorët e qarkullimit rrugor të cilët konstatuan parkimin e gabuar.

Gjithashtu automjetit i mungonte targa metalike si dhe mbante xhama të zinj pa leje. Policia e Durrësit ka shoqëruar në Komisariat shoferin e identifikuar si Jeton Voka, së bashku me automjetin që drejtonte. Në përfundim të veprimeve ndaj tij është vendosur masë administrative prej 43000 lekësh të rinj, për shkelje të neneve 72, 99 dhe 156 të Kodit Rrugor. Jeton Voka është nga Kukësi por me banim në lagjen 15 Spitallë Durrës.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.con: 10/08/2022 07:25

    Hape Rrugen or Tej

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS