Është vënë në prangat e policisë së Durrësit, Marlen Jahja Sallaku, i cili 3 vite më parë tentoi të vriste me pistolete shtetasin, Mirdash Fonda.
Sipas burimeve nga policia 38 vjeçari banues në Durrës ka tentuar të kryej vrasje për motive të dobëta më datë 31.7.2012 në Shkozet të Durrësit .
 
Ndërkaq, gjykata e shkallës së parë në Durrës e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg ndërsa gjykata e apelit e ka kthyer dosjen e tij për rigjykim. 
Në ditët në vazhdim pritet që gjykata e këtij rrethi të japë edhe vendimin përfundimtarë mbi masën e dënimit për shtetasin Jahja Sallaku.


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)