DURRËS - Tregtarët e tregut industrial në Durrës kanë mbyllur aktivitetin ditën e sotme në shenjë proteste ndaj detyrimeve të reja që duhet të paguajnë për këtë vit. Tregtarët kërkojnë që të trajtohen si tregtarë ambulantë, sa i takon taksimit. 

Kreu i shoqatës së tregtarëve Myslim Çoka është shprehur se para pak ditësh iu ka ardhur një shkresë për tatimin e thjeshtuar në masën 250 mijë lekë të vjetra që bashkë me sigurimet shoqërore dhe detyrimet e tjera bëjnë që këto tregtarët të shkojnë drejt falimentimit.

Tregtarët e tjerë shprehen se nuk përballohen detyrimet e tjera, sepse bizneset që operojnë në tregun industrial po falimentojnë njëri pas tjetrit.



Redaksia online
Shqiptarja.com