Një 22-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e një anijeje të qujajtur 'Ema', me flamurin e Tanzanisë. Viktima është është identifikuar si Yadar Bambali.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktima është me origjinë indiane.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në Porto Romano, informoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.