Durrës, Veliaj, Dako dhe Gaiani
përurojnë fabrikën e biznesit fason

Durrës, Veliaj, Dako dhe Gaiani<br />përurojnë fabrikën e biznesit fason
DURRES - Një subjekt i ri fason është inauguruar ditën e sotme në zonën rurale të Durrësit, pjesë e komunës Katund i Ri. Një investim italian ka mundësuar punësimin e 200 grave dhe vajzave, që janë banorë të zonës së Shkozetit, Spitallës dhe Porto Romanos.
 
Të pranishëm në veprimtari kanë qenë ministri i mirëqënies sociale dhe rinisë Erion Veliaj, kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, prefekti Roland Xhelilaj si dhe ambasadori i Italisë në Tiranë Masimo Gaiani.
 
Pasi është prerë shiriti i inaugurimit, të pranishmit kanë parë nga afër punën në repartet e subjektit fason, i cili ka si qëllim qepjen e rrobave me porosi të subjekteve të ndryshme nga vendi fqinj, Italia.
 
Ministri Veliaj në fjalën e rastit është shprehur i kënaqur me këtë investim të biznesit italian duke theksuar se qeveria nuk mund të punësojë të gjithë personat e papunë, por ka për detyrë krijimin e lehtësirave që lidhen me mbarëvajtjen e bizneseve vendase dhe të huaja ku janë edhe mundësitë e punësimeve.
 
Kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako e ka cilësuar investimin e ri një mrekulli që ka ndodhur për zonën në fjalë, pasi është një ndihmë konkrete për familjet që jetojnë në këtë vend. Ky është një investim që plotësona të gjitha standardet e BE,ka vijuar Dako.
 
veliaj

Ambasadori italian Masimo Gaiani u shpreh se në Shqipëri ekziston një klimë pozitive për të investuar dhe në këtë kontekst ka mirëpritur investimin në fjalë. Gaiani ka shtuar se do të bëjë gjithçka të mundur për të krijuar një klimë mirëbesimi dhe bashkëpunimi reciprok për të nxitur investime të reja në Shqipëri.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të të dënuarit për drogë në Itali

Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të të dënuarit për drogë në Itali