DURRËS-Policia ka vendosur në pranga një 56 vjeçar, pasi është denoncuar nga vajza e tij për dhunë fizike, psikologjike dhe se ka kryer të veprave të turpshme.

Sipas policisë së Durrësit, bazuar në kallëzimin e bërë nga vajza është arrestuar 56 vjeçari me inicialet Q.L. pasi akuzohet se përpos dhunës fizike dhe psikologjike ka kryer edhe vepra të turpshme para saj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e autorit të dyshuar iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri dhe 4 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale"Vepra të turpshme", "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve"dhe"Dhunë në familje".

dy.b/shqiptarja.com