DURRES - Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në Durrës vijon aksionin për shembjen e objekteve me qëllim, për t’i hapur rrugë projektit të mbikalimit në Shkozet. Sot fadromat e INUK shemben një objekt 3-katësh në ndërtim. 

Aksioni i INUK ka qenë prezent prej disa ditësh, ndërsa inxhinierët e këtij aksioni thonë se nga 21 objekte të planifikuara, deri tani janë shembur 18 prej tyre. Madje, janë dëmshpërblyer të gjitha ata objekte që kanë qenë me leje ndërtimi. 

Punonjësit e firmës ndërtuese pohojnë se punimet për mbikalimin do të përfundojnë gjatë periudhës së sezonit turistik për të shmangur fluksin e automjeteve.

Redaksia online
(e.c/shqiptarja.com)