Durrës/ Vinçi i betonit u shkëput dhe plagosi punëtorin, arrestohet një person

Durrës/ Vinçi i betonit u shkëput dhe plagosi punëtorin, arrestohet një person

Foto ilustruese

Një person është arrestuar nga policia e Durrësit për shkak se ditën e djeshme po manovronte një vinç në një pallat në ndërtim, me një pompë për ngjitjen e betonit në lartësi dhe ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke shkaktuar plagosjen e shtetasit P. D., i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

I arrestuari është B.K, 46-vjeç dhe akuzohet për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë'. Ndërsa i plagosuri është 49-vjeçari P.D dhe pas aksidentit është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Kujtojmë se pak kohë më parë një ngjarje tragjike ndodhi në Tiranë për shkak të  një incidenti në punë. Nga ky aksident humbën jetën 2 persona dhe u plagosën 3 të tjerë pas shkëputjes së skelës në një pallat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?