'Eni milioneri, 1 milion dollarë!' Tre fëmijët në Durrës vranë të atin, fejesa me shkuesi s’është bindëse! Shkak dyshohet pasuria! Pëllumb Meta kishte 12 dynym tokë

DurresDhuna në familje apo fejesa e vajzës me shkuesi, nuk janë shkaku i vetëm i vrasjes së Pëllumb Metës në Durrës nga fëmijët e tij. Prokurorët e Durrësit po shkojnë drejt një piste të re hetimi: Konflikti mes babait dhe djalit të madh, Hysenit për pasurinë.

Burime nga grupi hetimor thanë se viktima, Pëllumb Meta kishte rreth 12 dynym tokë në Shënavlash të Durrësit, por gjatë kontrollit të banesën nuk u gjet çertifikata e pronësisë së tokës, ç’ka dyshohet se është fshehur nga 24-vjeçari.

Për këtë qëllim Prokuroria i ka dërguar një shkresë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ku i kërkohet informacion mbi pronat e familjes Meta, përgjigja e cila ende nuk ka mberritur.  Sipas hetuesve, planin për krimin horror e kanë përgatitur 24 vjeçari Hysen Meta bashkë me motrën Hygertën 19 vjeçe, studente e Anglishtes. Ndërsa Amarildo 21 vjeç i ka ndihmuar në fshehjen e kufomës.

Fëmijët që ndodhen pas hekurave dhe nëna e tyre që po hetohet e lirë kanë dhënë deklarata kontradiktore, ç’kanë shtuar dyshimet rreth krimit horror të vrasjes dhe fshehjes së kufomës.

Sakaq, një mbishkrim i çuditshëm është vënë re nga hetuesit në murin e kasolles ku fëmijët varrosën të atin. Në mur shkruhet “Eni milioneri, 1 milionë dollar”. Djalin e madh të Pëllumbit Hysenin e thërrisnin shkurt Eni! Hetuesit thanë se shkrimet në mur janë bërë ditët e fundit pasi nuk ishin kur u zbulua krimi horror.   

Sipas hetimeve Pëllumb Meta u vra dhe u gropos në kasollen e bagëtive më 10 shkurt tre ditë para se djali i madh të denonconte zhdukjen e tij në polici, ndërkohë u zbulua më 22 shkurt dhe një ditë më pas u krye arrestimi i tre fëmijëve, Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta. E ëma po hetohet në gjëndje të lirë për fshehje krimi. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:03
‘Eni milioneri, 1 milion dollarë’, mbishkrimi mbi gropën ku u fëmijët groposën babanë pasi e vranë

Një tjetër element që të bën përshtypje në skenën e krimit, sipër gropës së hapur nga fëmijët për të groposur babanë, në murin e kasolles, ishte mbishkrimi ‘Eni milioneri, 1 milion dollarë, milioneri!’.

Prokuroria po vijon hetimet lidhur me vrasjen e Pëllumb Metës nga tre fëmijët në Durrës. Një pistë e re është hetimi pasuror i pasurive të paluajtshme.

Por, në media po qarkullon edhe një tjetër element që të bën përshtypje në skenën e krimit, sipër gropës së hapur nga fëmijët për të groposur babanë, në murin e kasolles, ishte mbishkrimi ‘Eni milioneri, 1 milion dollarë, milioneri!’.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka