Durrës, vrasja e 28-vjeçarit pas
sherrit për femrat e diskotekës

Durrës, vrasja e 28-vjeçarit pas<br />sherrit për femrat e diskotekës
DURRES- Policia e Durrësit ka zbardhur vrasjen e ndodhur natën e mbrëmshme në fshatin Radë të Shijakut ku mbeti i vrarë 28-vjeçari Festim Lemja. Sipas të dhënave të deritanishme, një sherr për femra ka shkaktuar një sherr banal mes dy grupe të rinjsh, që më pas ka degjeneruar në vrasjen e 28-vjeçarit Lemja, banor i zonës së Hamallajt në Durrës.
 
Mësohet se konflikti nisi kur të rinjtë ku ndodhej edhe viktima Lemja kishin ngacmuar vajzat e personelit të diskotekës, shkak ky që ka ndezur fillimisht debat mes dy grupeve.
 
Mësohet se konflikti ka nisur mes të rinjve në diskotekën e zonës, dhe më pas sherri mes tyre është zhvendosur rreth 30 metra jashtë klubit të natës. Policia tha se mes dy grupeve të të rinjve ka patur shkëmbim me armë zjarri, pasi hetuesit kanë gjetur 2 lloje gëzhojash në vendin e ngjarjes.
 
Që prej natës së mbrëmshme policia ka shoqëruar 25 persona, të cilët kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me ngjarjen e rëndë. Nisur nga deklaratat e dëshmitarëve, policia thotë se është pranë zbardhjes së identitetit të autorëve, të cilët shkaktuan vdekjen e të riut nga Hamallaj.
 
Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimine kapjen e autorëve të krimit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit