Durrës, vrasje në fis për stikat
plagosen 2 vëllezër, vdes i treti

Durrës, vrasje në fis për stikat<br />plagosen 2 vëllezër, vdes i treti
DURRËS – Dy familje në Gjiirin e Lalzit në Durrës me mbiemër Bushi, fis me njera - tjetrën dhe banore të fshatit Bizë, janë konfiliktuar ashpër me njera-tjetrën, për bohçet e pishave që mblidhnin për tregti.

Shkak janë bërë disa degë të thata pishash me bohçe, hedhur grumbull në tokë nga një firmë që hapte rrugën përmes pyllit. Djemtë janë grindur për to derisa njeri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka shtënë mbi kushurinjtë.

Si rrjedhim, njera palë ka plagosur tre djemtë e familjes tjetër, kushurinjtë e parë: Njerin me iniciale A.Bushi, Florencin 19-vjeçar dhe Albertin -22 vjeçar. Por, mësohet se ky i fundit ka vdekur nga plagët.

Sipas korrespodentit të A1Report!", Artur Korriku, nga të dhënat e fundit, 22-vjeçari Albert Bushi, edhe pse u dërgua me shpejtësi në Spitalin Ushtarak, nuk arriti të mbijetojë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka identifikuar tre autorët e plagosjes dhe ka arrestuar dy vëllezërit Edmond dhe Xhevahir  Bushi dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e tretë, Bledar Bushi.

Forcat RENEA kanë rrethuar pyllin, ku mendohet të jetë fshehur autori i tretë i gjakderdhjes.

ORA 18:25 PISHAT E PRERA NE TOKE, SHKAK I VRASJES

Gazetari Granit Sokolaj ka raportuar nga Spitali Ushtarak se shkak i grindjes janë bërë disa dru të thata pishash me bohçe, që ishin prerë nga një firmë, që po hapte një rrugë përmes pyllit. Gjashtë kushurinjtë e parë, tre për secilën familje, janë grindur për to derisa njeri ka nxjerrë armën dhe ka shtënë.

ORA 18:00 VRITEN KUSHURINJTE E PARE 

Korrespodenti Korriku, pasi ka shkuar në vendngjarje, ka mësuar se nëna e djemve ishte vetëm e larë me gjak, por nuk ishte plagosur. Ajo, pas kontrollit në spital, është larguar me shpejtësi tek djemtë e saj të plagosur. 

Sipas dëshmive që kanë dhënë në polici të arrestuarit, dyshohet se personi që ka përdorur armën është vëllai i tretë, Bledari, që është shpallur në kërkim. Dyshohet se ai ka me vete edhe armën e krimit.

Në vendngjarje janë gjetur tre gëzhojat e armës, me të cilën u qëllua dhe gjurmët e gjakut.  

(Lajm në përditësim që nga ora 16:55)

vrasja ne durres me logo
vrasja ne durres me logo
(Në foto: Pamje nga vendngjarja në Gjirin e Lalzit)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Letërsia shqipe mbetet pa mbret

Letërsia shqipe mbetet pa mbret