DURRËS - Për shkak të një mase elektrike tek pajisjet e spitalit, rreth orës 18:00 një zjarr dhe tym i madh ka mbuluar gjithë repartin e urgjencës, së spitalit rajonal të Durrësit.
Flakët alarmuan personelin dhe pacientët, të cilat kërkuan ndihmën e policisë dhe zjarrfikëseve të qytetit.
Më pas, ato kanë mundur të bëjnë evakuimin e plotë të gjithë pacientëve dhe personelit të urgjencës të spitalit.
“Brenda është vetëm tym, nuk futemi dot, por nuk ka rrezik për jetën e njerëzve, pasi është bërë evakuimi i gjithë pacientëve”- thoshte mjeku i urgjencës, Bardhi Liço.
Korrespondenti i “A1 Report” në Durrës, Artur Korriku informoi se e “gjithë situata zgjati rreth 30 minuta dhe më pas u normalizua". Flakët mund të kenë shkaktuar dëme tek mjaft paisje.
Defekti ka shkaktuar edhe ndërprerjen e energjisë elektrike në spital.

(Foto nga evakuimi i pacientëve pas rënies së zjarrit në spitalin rajonal të Durrësit).

(Në foto: Zjarrefikësja në vendgjarje)
Redaksi Online
(mag/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com