Në orët e para të ditës së sotme, një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Bagos, pranë Karpenit, ku disa vatra janë riaktivizuar në vende të ndryshme.
Forcat zjarrfikëse të Kavajës kanë mbërritur në terren dhe po përballen me flakët, ndërsa një prej shqetësimeve kryesore ka qenë afrimi i zjarrit pranë dy banesave, por rreziku është shmangur.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për mbajtjen e situatës nën kontroll, pavarësisht vështirësive të krijuara nga sipërfaqja e madhe e përfshirë nga flakët dhe terreni i vështirë.
Specialisti i Emergjencave Civile, Fatbardh Bushi, ka kërkuar ndërhyrjen e një helikopteri për shuarjen e zjarrit nga ajri.
Lajmi kryesor:
Zjarret në vend, 13 aktive në disa qarqe! Vijojnë operacionet nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve (VIDEO)











