DURRES - Thellohen marrëdhëniet mes qyteteve-porte të Durrësit dhe atij të Selanikut të Greqisë. Disa muaj më parë një shesh në Selanik u quajt " Durrësi", ndërsa sot e njëjta gjë është realizuar por në Durrës ku një sheshi ju vu emri"Selanik".
Të pranishëm në ceremonitë e rastit kanë qenë kryetari i bashkisë së Selanikut Janis Butaris i shoqëruar nga zyrtarë të kësaj bashkie, zëvendësambasadori i amabsadës së Greqisë në Tiranë si dhe konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Selanik Riza Poda.
Fillimisht kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako e ka pritur homologun grek në zyrën e tij ku edhe janë shkëmbyer dhuratat e rastit.
Më pas në sallën e Këshillit Bashkiak kryetarit të bashksië së Selanikut Janis Butaris i është dorëzuar titulli ‘Qytetar Nderi’ me motivacionin: personalitet i mirënjohur i jetës politike dhe kulturore të një prej qyteteve më të lashtë të antikitetit të Ballkanit, Selanikut, që bashkë me qyetin e Durrësit ishin prej mbi 2000 vitesh porta mbi dete me ndihmesa të shquara për ngulitjen e ndjenjave të simpatisë dhe empatisë midis popujve, veprimtar e mendimtar evropian me gjurmë të shenjuara të kujtesën e popullit të Durrësit".
Pas ceremonisë Kryetai i bashkisë Vangjush Dako ka vlerësuar kryetarin e bashkisë së Selanikut si një drejtues e politikan që është një hap para politikës ballkanike.
“E meriton zoti Butaris këtë titull, e meriton sepse është një intelektual, një njeri me vlera shumë të mëdha, një njeri me mendje të hapur.” tha Dako

(Në foto: Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako)
Kryebashkiaku i Selanikut Janis Butaris duke folur fillimisht për origjinën dhe paraardhësit e tij, ka zbuluar origjinën e hershme të tij,e cila është nga Voskopoja. Ai ka theksuar se në Selanik jeton një komunitetit prej 70 mijë shqiptarësh, të cilët tashmë po integrohen plotësisht në shoqërinë greke. Në lidhje me qarqet dhe veprimet antishqiptare ai tha se gjithmonë do ketë të tillë, por detyra jonë është ti tejkalojmë, duke sjellë edhe shembullin e pllakës me emrin e Durrësit, e cila fillimisht u dëmtua nga ekstremistë grekë, duke thënë se ata e prishin, ne do e rregullojmë gjithmonë.
“Dy qytetet tona janë pjesë e historisë dhe drejtimi i tyre është një përgjegjësi e madhe ashtu sikurse forcimi i bashkëpunimit midis këtyre dy qendrave historike. Qarqet antishqiptare në Greqi nuk kanë munguar por as nuk do të mungojnë, por ne do ta kalojmë këtë pengesë dhe do bëjmë të pamundurën të forcojmë marrëdhëniet tona.” tha Butaris

(Në foto: Kryebashkiaku i Selanikut, Janis Butaris)
Më pas në sheshin përballë stacionit të trenit është zhvilluar ceremonia e emërtimit të sheshit "Selanik", ndërsa dy kryetarët e bashkive respektive kanë zbuluar edhe pllakatën që mban emërtimin në shqip dhe greqisht.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO