Digjet makina në Durrës, mister shkaqet, panik te banorët: Kishim frikë mos shpërthente/VD

Një makinë është djegur gjatë orëve të para të natës në lagjen Nr. 11 në qytetin e Durrësit.  Sipas informacioneve të para mjeti tip “Citroen” me targa AA347OO është në pronësi të një femre me iniciale V.K. me profesion parukiere, e cila nuk njihet të ketë veprimtari të paligjshme.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku edhe ka nisur hetimet për zjarrin, por ende nuk ka një përgjigje nga ekspertët për shkakun e djegies.

Për Report Tv, banorët e zonës janë shprehur se ngjarja ka shkaktuar panik pasi mendonin se mund të shpërthente serbatori.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.07.2018, rreth orës 02:30, në lagjen Nr. 11 rruga “Kumini” , ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip Citruen, në pronësi të shtetases V. K. 42 vjeçe, banuese në Durrës.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Forcat Zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin