Durrës/ Vrau gruan me thikë për xhelozi, lihet në burg 45-vjeçari! Dëshmia: Vjehrri më tha se banesa ishte kthyer në vend të droguarish... (VIDEO)

DURRËS - Lulzim Cuku 45-vjeç, është lënë në burg nga gjykata e Durrësit pasi më 2 shkurt të këtij viti vrau bashkëshorten e tij Manjola Cukun 33-vjeçe nënë të tre fëmijëve, pasi dyshonte se e tradhtonte gjatë kohës kur ai punonte emigrant në Greqi. Burime për Report Tv bëjnë me dije se e ndjera kishte 3 muaj që kishte urdhër mbrojtje por kjo nuk e ka penguar bashkëshortin e saj që t'i afrohet dhe ta vrasi me thikë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se prej më shumë se tre muajsh mes çifti kishte grindje të vazhdueshme, ndërsa 45-vjeçari pretendonte se bashkëshortja e tij e kishte kthyer banesën në shtëpi publike. Këto pretendime sipas Cukut i ka ngritur pasi vjehrri i tij i kishte thënë se banesa ishte bërë vend të droguarish. Më pas para oficerëve të policisë Lulzim Cuku ka thënë se ka ftuar gruan të shkojë me të në Greqi por ajo nuk kishte pranuar.

"Vjehrri më tha se shtëpia është bërë vend drogaxhinjsh. Desha ta merrja gruan në Greqi por ajo nuk pranoi. Kam gjetur në banesë sende të çuditshme që më lanë të dyshoja për gruan. " mësohet të ketë thënë 45-vjeçari.

45-vjeçari u vetëdorëzua në policinë e Burrelit një ditë pas krimit të rëndë që kreu, ndërsa ka rrëfyer se fillimisht kishte tentuar të fshihej në Dibër por më pas kishte menduar edhe të vetëvritej. Por duke mos guxuar të ndërmerrte këtë veprim ai është vetëdorëzuar në policinë  e Burrelit.

Lulzim Cuku jetonte dhe punonte si emigrant në Greqi ndërsa në Shqipëri kthehej vetëm për pak kohë. E gjithë kjo ngjarje erdhi si pasojë e dyshimeve që autori kishte ngritur mbi gruan e tij, duke menduar se kjo e fundit e tradhtonte.

Pas arrestimit të tij autori ka rrëfyer edhe krimin para oficerëve të policisë një ditë pasi kreu krimin. Lulzimi është shprehur se kishte dyshime se gruaja e tradhtonte dhe në debat e sipër ka marrë thikën dhe e ka qëlluar për vdekje. Ndërkohë detaje tronditëse janë marrë nga policia, ku thuhet se 3 fëmijët janë gjetur pranë trupit të nënës së tyre.
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:55
'Mamin e gjeta të mbuluar në gjak...', babi i vrau nënën, dëshmia e vajzës: Motra e vogël qante shumë se donte të pinte gji

1580997882_krimi.jpg
Një dëshmi rrëqethëse ka dhënë vajza e çiftit Cuku për vrasjen e të ëmës së saj nga babai, Lulzim Cuku. Ajo është shprehur se natën mes 1 dhe 2 shkurtit është ngritur nga gjumi për shkak se motra e saj e vogël qante. Ndërkohë që në banjo, vajza e vogël ka thënë ka gjetur mamanë e saj të mbuluar në gjak. Nën kujdesin e psikologes, vajza e mitur ka rrëfyer se ishte ajo që telefonoi gjyshin për ngjarjen e rëndë ndërsa skenën e kishte parë edhe vëllai më i vogël.

"Unë u zgjova nga gjumi se motra e vogël qante gjatë natës shumë. Pashë për mamin dhe nuk e gjeta në krevat. As babi nuk ishte. Dola në korridor dhe pashë gjurmë gjaku që kishin dalë nga dera e banjës në drejtim të derës jashtë. Shkova në banjë dhe dera ishte e kyçur. E hapa dhe në mes të banjës gjeta mamin me gjak. E tërhoqa deri te dera pastaj thirra edhe vëllanë të më ndihmonte, por nuk e lëviznim dot. Motra e vogël qante shumë se donte të pinte gji. Unë mora në telefon gjyshin dhe i thashë hajde se babi ka prerë mamin me gjak.” ka thënë vajza.

Ora 14:53
'Më tha do të marr shtëpinë...' çfarë deklaroi në sallën e gjyqit vrasësi i gruas në Durrës: Mora thikën dhe e godita

1580997319_durress.jpg
Detaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja e 33-vjeçares, Manjola Cuku në Xhafzotaj  të Durrësit.  Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për autorin Lulzim Cukun, nën akuzën “Vrasje për rrethana familjare”.

45-vjeçari Cuku vrau me thikë disa ditë më parë gruan e tij ku në një dhomë ngjitur me të ishin edhe 3 fëmijët e vegjël .

Asnjë nga familjarët nuk ishte i pranishëm në sallë. Prokurorja gjatë pretencës së lexuar në sallën e gjyqit tha detaje rrëqethëse.

"Ditën e krimit të rëndë, në katin e dytë dëgjoheshin të qarat e fëmijëve. Pranë trupit gjendeshin tre fëmijët të mbuluar në gjak. Gjurmët e gjakut të çonin tek tualeti, atje ku dhe policia gjeti gruan dhe tre fëmijët të mbuluar nga gjaku." bëhet e ditur nga prokurorja.

“Vajza gjeti nënën të mbytur në gjak. E tërhoqi nga banja deri te dera. Vajza i ka thënë Prokurorisë se babi e rrihte mamin” shtoi më pas prokurorja e çështjes.

Ndërkohë nga kafazi i hekurt, Lulzim Cuku ka thënë se kishte 13 vjet martesë me Manjolën, një martesë e bërë me lajmësi. Ndërsa sipas tij, 3 muajt e fundit kishin mosmarrëveshje.

“Më tha do të të marr treçerekun e shtëpisë. Ajo nxehej shumë dhe nxehej shpejt. Thyente gjërat në shtëpi. Kam bërë maksimumin për gruan... Më 19 janar Manjola ka marrë urdhër mbrojtje. Por unë nuk e kam zbatuar urdhrin e gjykatës. Më 1 shkurt kemi qenë në dhomën e gjumit, rreth orës 22:00 isha në shtëpi. Më tha duhet të dalësh jashtë, por unë nuk dola. Fëmijët ishin në gjumë. Mora thikën dhe e kam goditur” tha në Cuku para trupës gjykuese.

I pyetur në sallë se përse e vrau? Pse e mbylli derën e banjës me çelës? Cuku u përgjigj: “Kisha frikë se e shihnin fëmijët, prandaj e mbylla derën e banjës. Mora në qafë veten time dhe mora edhe atë më qafë. Kam qenë i mallkuar nga Zoti që bëra këtë” mësohet të ketë thënë ai më pas.

Në fund, Prokuroria kërkoi masën e sigurisë arrest me burg, dhe Gjykata vendosi që Cuku do qëndrojë në burg nën akuzën “Vrasje për rrethana familjare”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 06/02/2020 11:33

    Nuk eshte ceshtia se keto raste barbare jane sporadike ,por keto barbari familjare tashme jan bere te zakonshme .Civilizimi i nje populli , ne teresin e saj , fillesen e ka nga familia .Me dhjetra apo me qindra shkrime ka ne media ,- tonen dhe te huaj- ,per bemat e zhvillimet negative te perditeshme , brenda vendit dhe kudo ku kemi shkuar . Nese celulat ne nje shoqeri jan kriminale ,atehere e gjithe shoqeria kriminalizohet .Femijet qe pan dhe perjetuan krimin makaber te ekzekutimit te mamas se tyre ,nga babai i tyre -pra brenda families -sigurisht shpirti i femijeve eshte shkaterruar pakthyshmerisht .Ja keshtu ne shqipetaret prodhojme kriminel pa fund ;dhe ja kendervem ,vetes dhe gjith popujve ku shkojme .E kush na i ka borxh keto ligesi ?.Zoti i ndihmofte shqipetaret , per nje shoqeri te pa kriminalizuar .Faleminderit .

    Përgjigju
  • Kafsha: 06/02/2020 10:31

    “Ky eshte shqiptari, merret me lajme të rreme, intriga, thashetheme, me the e të thashe e i tha e i thamë e na tha e na thanë... hahahahaha I terhequr prej hunde tër jeten nga të tjeret pa patur arsyetim personal..”

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar