Dvorani i kërkon Kuvendit të ndërhyjë për të ‘qetësuar’ Metën dhe ‘disiplinuar’ Erinda Ballancën

Dvorani i kërkon Kuvendit të ndërhyjë për të ‘qetësuar’ Metën dhe ‘disiplinuar’ Erinda Ballancën

TIRANE - Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të ndërhyjë në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, për të adresuar konfliktin e tij me Presidentin Ilir Meta, për emërimin e anëtarëve të Kushtetueses. Kreu i shtetit Ilir Meta ka riaktivizuar ditët e fundit sulmet në adresë të Dvoranit me kallëzime, spote dhe akuza për grusht shteti dhe marrje kompetencash. Në një raport të KED ditët e fundit (para akuzave të reja të Metës) që mban firmën e Dvoranit, ky i fundit i kërkon Kuvendit të ndërhyjë në ligj, për të qartësuar rolin e Presidentit dhe të KED në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, kur ka më shumë se sa një vend vakant. Dvorani kërkon nga Kuvendi qartësim të ligjit në lidhje me afatet, hapat proceduralë, komunikimin dhe përgjegjësitë e Presidentit në procesin e plotësimit të vendeve vakante.

Në raportin për veprimtarinë vjetore të KED për vitin 2019, Dvorani i kërkon Kuvendit ndërhyrje në ligj edhe për të rregulluar rolin e Avokates së Popullit, Erinda Ballanca në mbledhjet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ballanca, e ndihmuar nga këshilltari i Ilir Metës, gjatë mbledhjeve të KED, është përfshirë shpeshherë në debate me Dvoranin. Për këtë arsye, Dvorani i kërkon Kuvendit që të ndërhyjë dhe të ndryshojë ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, për të rregulluar statusin, pozicionin dhe sjelljet e Avokates së Popullit dhe subjekteve të tjera të ftuara në mbledhjet dhe veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Gjatë ditës së sotme, Meta njoftoi se ka dorëzuar prova të reja në SPAK kundër Dvoranit, ndërsa paralajmëroi se do të shpartallojë grushtin e shtetit, të pretenduar prej tij. Kreu i shtetit pretendon se Dvorani veproi me kokën e tij në hartimin, përcjelljen dhe dorëzimin e listave përfundimtare për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim që Meta të detyrohej të shkelte Kushtetutën. Për këtë arsye, Meta nuk dekretoi brenda afatit 30-ditor kandidaten Arta Vorpsi si anëtare të Kushtetueses, duke bërë që të emërohej automatikisht në bazë të ligjit. Por, Meta nuk pranoi të organizonte ceremoninë e betimit, ndërsa emëroi në vend të saj Marsida Xhaferllarin. Për këtë konflikt është vënë në lëvizje Komisioni i Venecias, ndërsa Kuvendi ka miratuar disa ditë më parë disa ndryshime në ligj, duke i hequr Presidentit nga duart mundësinë e bllokimit të betimit të anëtarëve të Kushtetueses.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po bllokun: 18/02/2020 23:17

    E ka Meta apo efsgehur ne sirtar?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës

Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës