TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka folur me një gjuhë të ashpër, duke thënë se Ardian Dvorani, duhet të jetë në burg pasi ka shkelur kushtetutën, ndonëse ai është shpallur nga DASH 'si kampion i drejtësisë'. Meta ka kërcënuar sërish ndërkombëtarët, teksa nuk ka nguruar që t'i quajë 'trafikantë'.

"Ai që nuk ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën nuk ka pse te ketë frikë nga burgu. Burgu është për ata që shkelin Kushtetutën dhe jo për qytetarët e thjeshtë, që bëjnë kundravajtje  administrative.  Burgu është edhe për ata,  peshkaqenët e mëdhenj, për trafikantët ndërkombëtarë.  Parlamenti i ri, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të kthejë drejtësinë në vend. Në Shqipëri tani të gjithë e dinë që, vettingun e bën Ëngjëll Agaçi", tha Meta, i ftuar nw emisionin "Log". 

Duket se në këto zgjedhje të 25 prillit nuk do të jetë vetëm Meta që do të zhvishet nga roli i presidentit, por edhe gjithë stafi i këtij institucioni. Meta tha se të gjithë punonjësit do të jenë në çdo qendër votimi, sipas të cilit do të mbrojnë votën.

"Po i paralajmeroj nëse prekin apo dhunojnë votat, se mbi 2 milionë shqiptarë do jenë para qendrave të votimit për të mbrojtur votën. Telefoni i Presidentit do të jetë i hapur për të gjithë shqiptarët. Në 25 prill, ekipi i Presidentit do jetë në terren, në çdo qendër votimi. Askush të mos guxojë të prekë dhe të cenojë një votë së ndëshkimi do jetë shembullor dhe spektakolar", tha Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:02
Meta vijon sulmet ndaj ndërkombëtarëve: Nëse duan luftë, luftë do të kenë! Do t'i përgjigjemi flakë për flakë

1563266415_metaa.jpg

Presidenti Ilir Meta ka vijuar sulmet ndaj ndërkombëtarëve.

"Nëse mafia ndërkombëtare kërkon dhe guxon ta marre me luftë Shqipërinë, atëherë të jenë të qartë: luftë do të ketë dhe me luftë do t'i përgjigjemi, flakë për flakë", tha Meta.