Departamenti Amerikan i Shtetit rendit ish-kreun e KED Ardian Dvoranin mes 12 personaliteteve më të spikatur në luftën kundër korrupsionit në botë, një vlerësim ky që vjen pas sulmeve të njëpasnjëshme që i janë bërë nga presidenti i republikës Ilir Meta. Këtë vlerësim të DASH, Dvorani tha për Report Tv se sapo e ka marrë vesh përmes medieve, ndërsa momentalisht shtoi se ndodhet në gjyq.

"Jam në gjyq, sapo u njoha me vlerësimin. Vlerësimi im falë jush, falenderoj mediat", tha Dvorani për Report Tv.

Ky vlerësim vjen si një "goditje" për presidentin Ilir Meta, pasi Dvorani ishte i vetmi gjykatës që u shpreh kundër tij në procesin e skandalit të video-përgjimit të Dritan Priftit. Ardian Dvorani ka qenë kryesues i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që në 2012 dha vendimin unanim të pafajësisë së Ilir Metës, i cili që pas videos së publikuar nga Dritan Prfiti, akuzohej për korrupsion. Ndërkohë në përplasjen mes Metës dhe Dvoranit, shumë kanë mbështetur këtë të fundit duke deklaruar se presidenti po e sulmon, pasi ai ka qenë i vetmi gjyqtar kundër pafajësisë së Ilir Metës në 2012. Në të vërtetë Dvorani ka votuar pro pafajësisë por ka shfaqur rezerva mbi disa akte proceduriale të ndjekura dhe vendime të ndërmjetme të Gjykatës së Lartë me administrimin e pronave.

Por nuk është i vetmi rast, pasi kujtojmë se plotësimi i Kushtetueses solli përplasje mes Ardian Dvoranit dhe presidentit dhe si pasojë ky i fundit e kallëzoi atë në SPAK. Le të kujtojme se në kuadër të pengimit të implementimit të reformës në drejtësi, presidenti Meta ndërmori një sulm të ashpër ndaj Dvoranit me një sërë akuzash publike.

Vendimi i Gjykatën kushtetuese për të njohur si anëtare të saj Marsida Xhaferllarin dhe jo Arta Vorpsiin duket se e bindi presidentin Ilir Meta që të akuzojë publikusht ish-kreun e KED, dhe që më pas të dporëzojë pasi kundër tij. Kulmin e akuzave Meta e njpoftoi kur akuzonte Dvoranin për shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit e marrje të kompetencave të presidentit. Presidenti tha se shkeljet ishin të qëllimshme dhe sipas tij u përfshi edhe Kuvendi.

Presidenti Meta kërkoi largimin e Ardian Dvoranit nga detyra me argumentin se pas zgjedhjes së tre anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë në mars të këtij viti, atij i kishte mbaruar detyrimi kushtetues për të qëndruar më në detyrë. Në luftën e ftohtë mes KED-së së drejtuar nga Dvorani dhe Presidentit, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të marrë një mendim nga EURALIUS dhe OPDAT. Por EURALIUS dhe OPDAT refuzuan të japin opinion në lidhje me rastin e mandatit të Ardian Dvoranit. Ata u shprehën se kjo çështje nuk zgjidhet me opinione por duhet një vendim i Këshillit të Lartë Gjyqësor, vendim që e mori më pas me debate. 

Me 11 qershor 2020, me 6 vota pro dhe 4 kundër, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi mbarimin e mandatit të Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë, rrjedhimisht edhe nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Pasi la zyrën si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe kryetar i KED-së, KLGJ me shumicë votash vendosi që Dvorani të caktohet në pozicionin e gjyqtarit në Apelin Administrativ. Pas shkarkimit Dvorani i dërgoi një letër Vitore Tushës, së cilës i kërkon që të vazhdojë punën për kandidatët për Gjykatën e Kushtetuese. 

Deklarata e DASH për nderimin e personaliteteve në luftë me korrupsionin:

Korrupsioni kërcënon sigurinë dhe stabilitetin, pengon rritjen ekonomike, minon demokracinë dhe të drejtat e njeriut, shkatërron besimin në institucionet publike, lehtëson krimin ndërkombëtar dhe dëmton rëndë burimet publike dhe private.
Administrata e Biden është e vetëdijshme që ne do të jemi të suksesshëm në luftimin e këtyre çështjeve duke punuar në bashkëpunim me partnerë të përkushtuar,  duke bashkëpunuar me individë të guximshëm që përkrahin luftën kundër korrupsionit dhe me vende që punojnë për të përmbushur zotimet e tyre ndaj standardeve ndërkombëtare të antikorrupsionit. 

Për atë arsye, unë kam krijuar një Çmim të ri Ndërkombëtar për Antikorrupsionin, duke vlerësuar individë që kanë punuar pa u lodhur, shpesh përballë fatkeqësive të mëdha për të mbrojtur transparencën, për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar që të ketë vënë llogaridhënie në vendet e tyre.
Siç e ka theksuar edhe Presidenti Biden, angazhimi ynë për të vërtetën, transparencën dhe llogaridhënien është një mision që ne duhet ta arrijmë në vendin tonë dhe jashtë saj.  Unë përgëzoj përkushtimin e këtyre 12 individëve të guximshëm të cilat kanë luftuar për realizimin e këtyre idealeve. Të nderuarit janë: Ardian Dvorani  nga Shqipëria, Diana Salazar nga Ekuadori, Sophia Pretrick nga Federata e Mikronezisë, Juan Francisco Sandoval Alfaro nga Guatemala, Ibrahima Kalil Gueye nga Guinea, Anjali Bhardëaj nga India, Dhuha A. Mohammed nga Iraku, Bolot Temirov nga Republika e Kirgistanit, Mustafa Abdullah Sanalla nga Libia, Viktor Sotto nga Filipinet, Francis Ben Kaifala nga Sierra Leone dhe Ruslan Ryaboshapka nga Ukraina. 

Ata na frymëzojnë ne dhe shumë homologëve të tyre të ndjekin këto ideale në të gjithë botën. Shtetet e Bashkuara kanë një nga kornizat më të fuqishme antikorrupsion në botë. Ne ishim të parët që kriminalizuam ryshfetin e huaj dhe vetëm në dy vitet e fundit në partneritet me homologë të huaj, kemi rikthyer më shumë se 1 miliard dollarë në pasuri të vjedhura publike. Ne përdorim një sërë mjetesh për të promovuar llogaridhënien nga individët e korruptuar, për të luftuar pandëshkueshmërinë globalisht dhe për t'u angazhuar në forume shumëpalëshe për të luftuar korrupsionin dhe rritur angazhimin e qytetarëve. Ne do ta mposhtim korrupsionin duke zbatuar reforma të qëndrueshme në përputhje me angazhimet ndërkombëtare; zhvillimin e institucioneve transparente dhe të përgjegjshme;  fuqizimin e qytetarëve, gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile për të ndihmuar në mposhtjen e këtij kërcënimi global ndaj sigurisë dhe demokracisë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:24
Vlerësimi i Dvoranit nga DASH, Calavera: Guximi i këtyre njerëzve i rëndësishëm për luftimin e korrupsionit dhe forcuar shtetin e së drejtës

Genoveva Ruiz Calavera ka uruar Ardian Dvoranin për vlerësimin e marrë nga DASH si një nga 12 personalitete në botë që kanë luftuar korrupsionin. Calavera shkruan se guximi i qytetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve është thelbësore për përparimin në luftën kundër korrupsioni, ndërsa shton se BE do ët mbështes Shqipërinë për të forcuar shtetin e së drejtës

"Urime! Guximi i qytetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve është thelbësore për përparimin në luftën kundër korrupsionit. BE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë për të forcuar shtetin e së drejtës, për të çrrënjosur korrupsionin dhe për të vendosur baza të begata për zhvillimin ekonomik", shkruan Calavera.

Ora 17:47
Balla: Sulmet e Metës kundër Rerformës në Drejtësi, s'mund të cënojnë aspak këtë reformë historike

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka shprehur mironjohjen për SHBA dhe BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që i japin zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Përmes një postimi në Tëitter  Balla deklaron se sulmet e dëshpëruara të Ilir Metës, pas të cilit qëndrojnë Sali Berisha, Lulzim Basha & co, kundër Reformës dhe kundër institucioneve të reja të Drejtësisë nuk mund të cënojnë aspak këtë reformë historike.

"Mirënjohje SHBA dhe BE për mbështetjen e vazhdueshme që i japin zbatimit të Reformës në Drejtësi. Sulmet e dëshpëruara të Ilir Metës, pas të cilit qëndrojnë Sali Berisha, Lulzim Basha & co, kundër Reformës dhe kundër institucioneve të reja të Drejtësisë nuk mund të cënojnë aspak këtë reformë historike", shkruan Balla.

Kujtojmë se pas mbështetjes që i ka dhënë kryeministri Edi Rama, Ardina Dvoranit i cili u zgjodh ndër 12 personalitetet më të spikatur në botë në luftën kundër korrupsionit, ka reaguar presidenca duke sulmuar jo vetëm Ramën, por edhe diplomatët, të cilët i konsideron të korruptuar deri në palcë. Këtu sulmoi dhe reformën duke thënë se do ngordhë më 15 prill.

Ora 16:27
Vlerësimi nga DASH, Dvorani për Report Tv: Falenderoj mediat

 Departamenti Amerikan i Shtetit rendit ish-kreun e KED Ardian Dvoranin mes 12 personaliteteve më të spikatur në luftën kundër antikorrupsionit në botë, një vlerësim ky që vjen pas sulmeve të njëpasnjëshme që i janë bërë nga presidenti i republikës Ilir Meta. Këtë vlerësim të DASH, Dvorani tha për Report Tv se sapo e ka marrë vesh përmes medieve, ndërsa momentalisht shtoi se ndodhet në gjyq.

"Jam në gjyq, sapo u njoha me vlerësimin. Vlerësimi im falë jush, falenderoj mediat", tha Dvorani për Report Tv

Ora 16:17
DASH vlerëson Dvoranin! Meta foto me mbështetës: Shqipëria, kurrë e mafies ndërkombëtare

Vlerësimi i DASH për Ardian Dvoranin si një nga 12 personalitete në botë në luftën anti-korrupsionit, ka reaguar menjëherë edhe presidenti Ilir Meta. Ai ka publikuar një foto me disa mbështetës të tij, ndërsa sulmon ndërkombëtarët.

"25 prill - Shqipëria e shqiptarëve dhe KURRË e oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare", shkruan Meta

Theksojnë se konflikti i Ilir Metës me Ardian Dvoranin ka qenë tepër i fortë as sa përfundoi me kallëzim në SPAK nga presidenti për shkak të përplasjeve për plotësimin  e Kushtetutës. Vlerësimi i DASH vjen si një 'shuplakë " për Metën, pasi Dvorani ishte i vetmi gjykatës që u shpreh kundër Metës në procesin e skandalit të video-përgjimit të Dritan Priftit.  

Ora 16:05
Dvorani u vlerësua nga DASH si një nga 12 personalitete në botë anti-korrupsion, Rama: U godit harbutërisht se s'iu dorëzua të keqes, inkurajim për reformën në drejtësi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vlerësimit nga DASH për Ardian Dvoranin, si një nga 12 personalitete e spikatura në botë që ka luftuar korrupsionin. Rama shkruan se ky është një inkurajim i jashtëzakonshëm për ata persona që luftojnë për Reformën në Drejtësi në vend, që ndodhet në një fazë kacafytjesh me të keqen. Rama shkruan në tëitter se Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së keqes.

"Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin, është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën! Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron", shkruan Rama.

Ora 16:00
DASH shpall Ardian Dvoranin kampion në luftën kundër korrupsionit, reagon ambasada e SHBA: Urime

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pasi DASH e ka shpallur Ardian Dvoranin si mes 12 personaliteteve kampionë në botë në luftën kundër korrupsionit.

“Urime Ardian Dvoranit nga Shqipëria për përzgjedhjen si Kampion Kundër Korrupsionit”, shkruan ambasada.