‘Dvorani’/ Rama: Vettingu po pastron gjykatat, fletërrufetë e opozitës nga dëshpërimi

‘Dvorani’/ Rama: Vettingu po pastron gjykatat, fletërrufetë e opozitës nga dëshpërimi

Kryeministri Edi Rama

TIRANE-Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave nga opozita për Vettingun përmes një statusi në Facebook. Deputeti i PD, Strazimiri e akuzoi kryeministrin Rama sot se po mbron gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Dvorani, i cili sipas tij, pavarësisht shkeljeve do e kalojë Vettingun. Por Rama reagoi duke thënë se Vetingu po vepron në pavarësi të plotë e monitorim ndërkombëtar.

Vetingu po vepron në pavarësi të plotë e monitorim ndërkombëtar. Fletërrufetë kundër Vetingut janë dëshpërimi i atyre që e mbushën me llum Pallatin e Drejtësisë! Loja mbaroi. Gjykatat e sipërme do pastrohen deri në fund e do ringrihen për ta bërë më në fund drejtësinë Drejtësi

Edi Rama

Sipas KPK, Dvorani nuk ka bërë fshehje llogarish apo të ardhurash por ka një deklarim të pasaktë për llogaritë bankare të tijat dhe të personave të lidhur me të. Dvorani vetë është shprehur se mosdeklarimi ka ndodhur për shkak të ngarkesës së punës duke fajësuar edhe ILDKPI-në, e cila sipas tij nuk e kishte ftuar për të verifikuar pretendimet. 

Seanca e dhënies së vendimit për rikonfirmimin ose jo të Dvoranit do të bëhet më datë 25 korrik në orën 10:00.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhemja: 23/07/2018 23:07

    LDKPI Po abuzon gjykatesit akuzohen me leke te vjetra po ne ralitet jane ne leke te reja

    Përgjigju
  • Fredi: 23/07/2018 21:55

    Nuk mund te thuash se harrova pa deklaruar 100 milion leke. Nese i ka harruar tja shpjegoje prokurorise sepse vetingun nuk duhet ta kaloje. Ligji denon per veprim dhe per mos veprim o Dovran dhe kete e di mire ti si jurist i vjeter qe je. Kaq shume para paska qe nuk mbaka mend 100 milion leke? Nese kalon vetingun eshte cenim dhe njollosje e procesit te vetingut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!