DWS-Gazetarë dhe balerinë bashkë në musical

DWS-Gazetarë dhe balerinë bashkë në musical
Spektakli “Dancing With the Stars” rezervoi për publikun 12 personazhet VIP , që garuan në gjini të ndryshme duke filluar nga Tango, Rumba, Çaçaça e deri tek Rock and Roll, FoxTrot apo Xhajv. Kërcimi këtë puntate, nuk u komentua vetëm nga juria, e cila si gjithmonë surprizoi me dhënien e pikëve, por edhe nga një panel me 10 gazetarë të njohur të medias elektronike dhe asaj të shkruar, të cilët u bën pjesë për një mbrëmje të “Dancing With the Stars”. Një prej surprizave të mbrëmjes ishte edhe ajo e prezantueses Amarda Toska me balerinët profesioniste, e shoqëruar gjithashtu edhe nga e gazetari Drini Zeqo. Përveçse balerinë Drini dhe Ami ishin edhe këngëtar , pasi të dy kënduan musical-in e njohur amerikan të Grejs por edhe disa këngë të tjera hit të tij. Duket se këtij mjuzikëlli të kompozuar nga Alfred Kaçinari, nuk i rezistoi dot edhe anëtarja e juries Iva Tiço si dhe gazetarja Eda Gjoni, të cilat iu bashkuan trupës së baletit. Organizatorët premtojnë se në çdo mbrëmje e këtij spektakli, do të vijë për publikun nga një mjuzikëll i ri, një ide kjo e producentes, Holta Dulaku. Suplementi jonë ka arritur të sigurojë gjithashtu edhe disa fotografi të konkurrentëve pas kuintave. Është konkurrentja Ornela Bregu , e cila po grimohet përpara se të perfomojë në skenë, këngëtarja bukuroshe Elvana Gjata, e cila duket se është gati dhe thjesht po shijon pamjen e saj, kryetari i jurisë , Ilir Shaqiri, si dhe gazetari Drini Zeqo, i cili po intervistohet nga gazetarja Adeljada Xhamani. Një foto që të bën më shumë përshtypje, është ajo që ka për protagonist konkurrentin, Vedat Ademi edhe djalin e vogël të Enada Hoxhës dhe Gerd Vasos, Roanin. Vogëlushi shkon shpesh gjatë netëve të spektaklit por edhe gjatë provave të “Dancing”, dhe duket se është bërë “shok” me të gjithë konkurrentet, e sidomos me ata që i japin lojëra në celularët e tyre.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë