Kuvendi në kaos për McGonigal, opozita pa Berishën me bilbila e grushte tavolinave bllokon foltoren! Rama ia delegon interpelancën Spiropalit, Bardhi e refuzon: Të vijë ai

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike u bashkuan sot në një qëllim të vetëm, për të prishur seancën parlamentare, mirëpo “luftën” e bënë në drejtime të ndryshme. Çështja ‘McGonigal’ e zhyti Kuvendin në kaos, ku opozita, ka bllokuar foltoren përgjatë gjithë kohës, duke e bërë të pamundur zhvillimin e seancës së sotme në mënyrë normale, me bilbila, grushte tavolinave dhe thirrje në kor “Turp, turp”. Kjo pasoi edhe në përjashtimin e deputetit demokrat Gazment Bardhi, por ky i fundit “nuk e prishi” terezinë, dhe vijoi që të qëndronte në sallë në mbështetje të kolegëve të tyre.

Një pikë tjetër kur opozita ndante të njëjtin mendim, ishte seanca e kaluar, sipas së cilëve, iu është mohuar e drejta për t’u shprehur për projektligjet që ishin në rendin e ditës. Ato kërkuan që votimi në seancën e kaluar, të anulohet.

“Anulo procesin e votimit në seancën e kaluar dhe nuk mund ti hiqni të drejtën e fjalës së opozitës", tha Bardhi.

“Ajo seancë nuk duhet pranuar, ato ligje duhen votuar sërish. Parlamentin e keni privatizuar, e keni kthyer në noter të Kryeministrit”, tha  Luan Baçi.

Mirëpo, përtej këtij hapi të vogël bashkimi, që duket se vlen vetëm për sot, opozita vinte në Kuvend me 2 kërkesa të ndryshme. ‘Rithemelimi’ kërkoi me insistim ‘mocion me debat’ me kohë të pakufizuar për çdo deputet, kërkesë të cilën mazhoranca e hodhi poshtë me 66 vota. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se kërkesa e tyre nuk u pranua pasi e kishin bërë në shkelje të rregullores.

“Po të ishit ju shumë serioz dhe të donit mocion me debat do lexonit rregulloren dhe do e sillnit në kohë siç e kanë bërë këto interpelancën, pra nëse interpelanca do kishte ardhur, dje nuk do ishte mbajtur”, tha Balla.

Ndërkohë që edhe grupi i Alibeajt, në mungesë të kreut të qeverisë, nuk pranoi të zhvillonte interpelancën për McGonigal me ministren Elisa Spiropali, së cilës ia kishte deleguar Edi rama. Bardhi tha se nuk po kërkon interpelancë për një vendim të Këshillit Ministror, por për atë që ai quan aferë personale të vetë Ramës.

"Thirr Kryeministrin në seancë. Si avokate ta marri Elisën, nuk ndërhyj. Por si kryeministër të vijë këtu dhe të japë llogari. Nuk pranoj të bëj interpelancë me hijen e kryeministrit", tha Bardhi.

"Bardhi a kërkoni sqarime mbi çështjen që të zbardhet e plotë. Qetësohuni se kemi durimin t’iu durojmë. Po iu them nguti juaj i dëshpëruar për të nxjerrë konkluzione është më së paku qesharak,. Si grata si non grata keni dy javë që gërricni nervat e miletit shqiptar. S’na lejoni të japim shpjegime njëherë e mirë për këtë çështje. E kuptoj dëshpërimin tuja se edhe i mbyturi po u kap pas flokëve të tij e kalon ndonjë kanal po ju doni të kaloni oqeanin dhe kjo është e pamundur”, iu përgjigj Spiropali.

Duke qenë se Bardhi refuzonte të bënte interpelancës, Nikolla vijoi me rendin e ditës. Njësoj si në seancën e kaluar, edhe kësaj here u ndërprenë diskutimet dhe mazhoranca vetëm me votat e saj, votoi projektligjet që ishin në rendin e ditës.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:40
VIDEOLAJM/ Kuvendi në kaos prej çështjes McGonigal, Kryemadhi s'lëviz nga karrigia! Shijon dasmën Kiara-Luiz

Mes kaosit të shkaktuar në Kuvend ku në fokus ishte çështja ‘McGonigal’, Monika Kryemadhi ishte shumë e përqendruar në rrjete sociale. Teksa lundronte në internet, nuk i shpëtoi nga syri dasma e Kiarës dhe Luizit brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Në pamje duket momenti kur Kryemadhi qëndron larg zhurmës, e ulur në karrigen e saj dhe sheh dasmën për të vijuar më pas me postime të tjera në rrjete sociale. Në daljen e saj para mediave u shpreh se në këtë seancë ishte e qetë pasi zgjodhi të qëndronte si ‘vëzhguese’.

 

Ora 17:07
Açka thirrje Ramës: Eja në Kuvend dhe shpjego ‘virgjinitetin’ tënd politik për patronazhimin e drurit të shtrembër të FBI-së

1666260535_UntitledClip01.00174115.Still010.jpg

Deputetja e PD, Flutura Açka ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në Kuvend dhe të shpjegojë akuzat e opozitës ndaj tij për çështjen e ish agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

Nëpërmjet një reagimi në facebook, Açka shkruan se Rama duhet të bëjë një shpjegim absolut mbi këtë çështje.

“Edi Rama duhet të vijë të shpjegojë “virgjinitetin” e tij politik në çështjen e patronazhimit të McConigal, të një druri të shtrembër të FBI-së.  Nuk i dilnin patronazhimet në Shqipëri, kishte oreks të madh.

Deri tani ka vite që krekoset në Parlament për bēmat e tij pro shqiptarëve, që e dorovitën me pushtet. Tani të shpjegohet në Parlament pse ua nxiu fytyrēn shqiptarëve.  Donte pushtet absolut, duhet të bëjë shpjegim absolut”- shkruan Açka.

Ora 15:25
Po voton dhe për kolegen e tij që mungon? Deputeti i PS ‘kapet mat’

Deputeti i PS-së, Baftjar Zeqaj, duket se ka votuar në këtë seancë edhe për kolegen e tij. Ai është parë teksa ka vendosur duar në pajisjen elektronike, në një kohë kur kolegia e tij, Tatiana Piro mungon.

1675348015_908b4e4b19834e458ffef322d518f1e5.jpg

Ora 13:24
Gazetarët i kërkojnë ‘llogari’, pse s’erdhi kryeministri? Balla: Çështja që ngre opozita, pa thelb! Rama është në detyrë nga mëngjesi deri në darkë

 

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u është përgjigjur gazetarëve të cilët këmbëngulën për të mësuar se pse nuk është paraqitur në seancë kryeministri për çështjen McGonigal. Balla është shprehur se duke qenë se kjo çështje e ngritur nga opozita është pa thelb, nuk ka pse partia socialiste t’i shkojë nga pas një partie që ngre çështje që nuk kanë sens.

“Kjo ishte seancë, që besoj se çdo shqiptar e kupton që kemi të bëjmë me një opozitë që s’ka asnjë lloj interesi për asgjë. Kam 18 vite që unë jam në Kuvnd dhe e di që kryeministri mund të delegojë një interpelancë, kur unë isha në opozitë kam kërkuar interpelancë dhe kam kërkuar dhe vetëm 2 herë kanë qenë. Ka një traditë parlamentare të konsoliduar. Duhet të kuptojmë që deputetët e opozitës, qofshin foltorista ose të PD, s’kanë interes fare për këtë çështje. Sot ishte seancë përtej qesharake. Imagjinoni kush flet për drejtësinë amerikane një njeri që shkon nga pas një njeriu Non Grata.”- tha Balla.

Pyetje: Ku është kryeministri?

Balla: Kryeministri i Shqipërisë është në detyrë.

Pyetje: A po i shmanget?

Balla: S’ka shmangie nga një çështje që s’është çështje, këta po përpiqen të mbulojnë hetimet e tyre. Këta s’mund të na tërheqin ne në axhendën e tyre që s’ka thelb.

Ora 13:19
Bardhi i drejtohet Ramës: Jep dorëheqjen, hapi rrugë drejtësisë dhe kërko mëshirë prej saj

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen, pasi ka shkelur kushtetutën, ndërsa shkruan se ai duhet t’i hapë rrugë drejtësisë dhe të kërkojë mëshirë prej saj.

‘Edi Rama u fsheh edhe sot. Ai po sillet, fiks ashtu siç është, një i pandehur, që ka vendosur të hesht nga frika se gjithëçka do të thotë mund ti përdoret kundër në gjykatë. Si i pandehur është në të drejtën e tij. Por, si Kryeministër është në shkelje të Kushtetutës.  Edi Rama nuk mund të fshihet përjetësisht!

Edi Rama, ke vetëm një rrugë për të zgjidhur hallin tënd: jep dorëheqjen! Hapi rrugë drejtësisë për hetimin tënd! Bashkëpuno me drejtësinë dhe kërko mëshirë prej saj, edhe pse nuk e meriton. Nuk e meriton, sepse, si Kryeministër i Shqipërisë, ke kaluar çdo vijë të kuqe! Je përfshirë në aferën më të rëndë në këto 32 vite.

Më e renda sepse ka brenda pasoja të shumëfishta. Ka brenda korrupsionin, ka brenda paratë e pista, ka brenda intrigën, ka brenda trafikun e influencave, ka brenda abuzimin me pushtetin për të goditur kundërshtarin me mjete jo demokratike, ka brenda cënimin e sigurisë kombëtare, ka brenda cenimin e marrëdhënieve me partnerin tonë strategjik, SHBA, ka brenda turpërimin e Shqipërisë në arenën ndërkomnbëtare, ka brenda tentativën tënde për të diskretituar kredibilitetin e institucioneve të SHBA në Shqipëri, duke dëmtuar rëndë imazhin e mikut tonë të madh strategjik dhe aleatit në NATO, SHBA-së. Shkurt, është një pisllëk kriminal, që vetëm Edi Rama mund të kryejë.

Vetëm në kushtet e një pisllëku kriminal mund të ndodhë që Kryeministri i një vendi, nëpër restorante, në dreka e darka, në parkingjet e restoranteve, të organizojë, të nxisë, të ushtrojë ndikim të paligjshëm përmes trafikut të influencave financiare e politike, goditjen e partisë kundërshtare dhe lidershipit të saj. Për çfarë e bën këtë? Që ta përdorë hetimin e organizuar nga miku i tij i korruptuar si të vetmin argument kundër opozitës në vendin e tij. Ta përdorë rastin për politikë dite, duke harruar se dëmton vendin, bën pis Shqipërinë dhe tani, mësojmë se ka bërë pis dhe ka turpëruar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edi Rama e di më mirë se kushdo se kur organizon një krim, herët a vonë do të vuash edhe pasojat. Të siguroj se pasojat do t’i kesh të shumëfishta. Bëhu gati, sepse këtë nuk e kalon me qeshje dhe nënqeshje, e aq më pak duke u fshehur. Nuk e kalon me të pavërteta e justifikime të trasha këtë që ke bërë. Ke kryer aktin më të rëndë që nuk ka guxuar askush tjetër në botë ta kryejë. Ke korruptuar një zyrtar të lartë amerikan dhe je korruptuar prej tij. Ke shndërruar zyrën e Kryeministrit dhe pushtetin që buron prej tij, si paradhomë të interesave ruse, të interesave kriminale dhe korruptive. Ke përdorur zyrën e Kryeministrit për të godituar me mjete jodemokratike opozitën. Ke kryer krim të rëndë dhe për këtë pasoja është burgu.

Sot si shqiptar ke vetëm një detyrim: krimin që ke kryer, turpin që ke kryer, mbaje vetëm për vete. Mos ia ngarko edhe këtë në shpinë shqiptarëve dhe Shqipërisë. Boll kanë vuajtur shqiptarët dhe Shqipëria nga lidhjet e tua kriminale. Dorëhiqu dhe vendosu në dispozicion të drejtësisë amerikane dhe shqiptare. Boll u kape me thonj pas karriges së Kryeministrit. Boll u fshehe pas pushtetit politik në Shqipëri dhe imunitetit diplomatik në SHBA. Ato nuk vlejnë përjetësisht dhe nuk mund të fshihesh përjetësisht pas tyre. Është koha të japësh dorëheqjen! Shqipëria nuk ka pse të vuajë pamjet e sikletshme të një kryeministri që del nga zyra me pranga në duar!’- shkruan Rama.

Ora 13:14
Foto e Enri Çenos me McGonigal, Boçi: Propagandë për të hequr vëmendjen! Rama të merret i pandehur

 

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, e ka cilësuar si propagandë publikimin e fotos së Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD-në e Berishës me ish-zyrtarin e Lartë të FBI-së Charles McGonigal.

‘Rama është zhytur në vepra të rënda penale që lidhen me tradhtinë e vendit.  Nuk çështje fotoja e bërë para 5 vitesh. Shihet se ka një tendencë propaganda për të shkëputur vëmendjen. Rama do të sfumojë skandalin e tij. Duhet të ishte i pandehur. 14 herë është përmendur emri i Edi Ramës dhe jo i Cenos. Kemi kërkuar ngritjen e komisionit hetimor, insistimi ynë do të jetë i plotë.’- tha Boçi.

Ora 13:07
Nikolla përjashtoi Bardhin, ironizon Kryemadhi: E hoqi se i tha kukull, po s’është fyerje, i themi dikujt kur je e bukur

 

Kryemadhi ka ironizuar edhe Nikollën për përjashtimin e Bardhit nga Kuvendi.

“Sot seanca tregoi që s’ka më demokraci, s’ka institucion dhe as sistem hibrid. Këtu ka diktaturë të injorancës dhe politike. Paratë e shqiptarëve janë paguar për McGonigal. Me paratë që kanë dalë nga xhepat e qytetarëve për agjentin. Sot tregoi që s’ka parlament, kemi një kryetare që përjashtoi Bardhin se i tha kukull dhe u fye, por ne kur i themi dikujt je e bukur i themi kukull, s’është fyerje.”- tha Kryemadhi

Ora 13:06
Kryemadhi: Rama s’do shpëtojë nga çështja McGonigal, do vijnë marshallët ta çojnë para drejtësisë

 

Kryemadhi: Rama s’do shpëtojë nga çështja McGonigal, do vijnë marshallët ta çojnë para drejtësisë.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është shprehur se seanca e sotme plenare ka treguar se ka vetëm diktaturë. Ajo u shpreh se nga kjo çështje Rama nuk ka shpëtim dhe se shumë shpejt do vijnë marshallët dhe do çojnë Ramën para drejtësisë.

 “Sot nuk isha pasive, isha vëzhguese. S’mbaj mend kur është deleguar ndonjë interpelancë, po ne jemi mësuar kur ai delegon firmën, ai as projektin e Durrësit se ka firmosur vetë. Qesharake është se mazhoranca edhe nëse dikur kishin ndopak tru, sot i ka humbur fare.

Rama s’i shpëton dot gransupirës, do i vijnë marshallët e prokurorët do e çojnë para drejtësisë. Tashmë topi është në derën e SPAK.”- tha Kryemadhi.

Ora 12:54
Pas vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, Alibeaj: Më thanë se do shpallen ‘non grata’ të gjithë ata që minojnë demokracinë

Enkelejd Alibeaj pohoi para gazetarëve se ka zhvilluar një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar. Alibeaj tha se atje i është thënë se do të shpallen ‘non grata’ të gjithë ato që minojnë demokracinë.

'Ata do vijojnë me procedurën e shpalljes non grata të gjithë personave që marrin pjesë në minimin e demokracisë. Unë protestoj gjithmonë, bazuar në ligj, mbi fakte dhe e kam bërë këtë gjithmonë, në mënyrën më serioze. Do jem gjithmonë atje ku kërkohet goditja e drejtpërdrejtë e kryeministrit. Do ta shohim këtë punë, e kam dhënë përgjigjen, sot jemi për një çështje të rëndësishme.'- tha Alibeaj.

Ora 12:53
Debati për McGonigal, Alibeaj: Të nisë hetimi për Ramën! Heshtja e tij e inkriminon në këtë çështje

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha se heshtja e kryeministrit për tu përballur në interpelancë për Charles McGonigal e inkriminon atë në këtë çështje. Alibeaj tha se duhet të nisë një procedim penal një orë e më parë. Sipas Alibeajt delegimi i interpelancës nuk qëndron, sepse çështja ka lidhje personalisht me të, ndërsa shtoi se ka detyrim ligjor t’i përgjigjet kërkesës për interpelancë.

‘Është e turpshme, për një skandal të madh të bërë publik jo bazuar në një thashethemnajë port ë drejtësisë amerikane ka një pretendim se është përfshirë në një vorbull korruptive shumë të rëndë. Ai ka detyrim politik institucional ligjor që ti përgjigjet një kërkesë për interpelancë. Faktet që kanë dalë nga dokumentet amerikane i referohen atij. Takimet e personave të marrë të pandehur janë takuar me kryeministrin jo me dikë tjetër. Më e pakta do të ishte detyrimi për të ardhur në sallën e parlamentit. A është ai që ka dhënë para për të sulmuar opozitën. Ka detyrime politike. Heshtja ju takon vetëm atyre shtetasve shqiptar që janë marrë të pandehur nga drejtësia shqiptare. Të dhënat janë publik edhe të dhënat i janë vënë në dispozicion dhe për këtë arsye, procedimi penal do duhet të fillojë një orë e më parë. Ai do të heshtë, nuk ka për të ardhur. Heshtja do të jetë inkriminimi i tij. Ka dy seanca që nuk ka ardhur. Praktikisht sot ky vend nuk ka kryeministër ‘de facto’. Sot isha për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, kam kërkuar që t’u lehtësoj të gjitha problemet që ka krijuar ky njeri. Nuk qëndron delegimi i interpelancës. Duhet të jepet fakte, për rrethana dhe ngjarje që kanë pjesëmarrës personalisht Edi Ramën. ‘- u shpreh Alibeaj.

Ora 12:28
Kuvendi me dy ‘regji’, Boçi del live në Facebook: Do ta nxjerrim Ramën nga vrima e miut ku është futur! Bardhi i fryn bilbilit

 

Deputeti i PD-së së Berishës, Luçiano Boçi ka dalë live në Facebook kurse mazhoranca ka vijuar me seancën plenare duke votuar pr/ligjet. Boçi është shprehur e do ta nxjerrin Ramën nga vrima ku është futur dhe se betejat do të vazhdojnë në protestat e fuqishme.Të jenë të bindur që ne do e nxjerrim nga vrima ku është fshehur dhe po përjeton frikërat e tij. Përtej çdo përpjekjeje për të na mbyllur gojën s’do e bëni dot.

Frika e tij për t’u paraqitur tregojnë më shumë se fjalët e tua për ta mbrojtur. Ai duhet të vijë të paraqitet këtu. T’i nënshtrohet dhe interpelancës, por edhe mocionit me debat të kërkuar nga deputetët e PD. Kërkesa jonë ka që para një jave që është bërë dhe kjo kërkesë duhet të ishte plotësuar. Ju bashkë me atë po kërkoni të fshihni të vërtetën, duke bërë propagandën e radhës në një vend kur Opozita duhet të ketë fjalën e saj të lirë. Ju nuk mund të vazhdoni më me këtë situatë. Jepi çdo deputeti fjalën e tij dhe të zbulohet e vërteta e trishtë. Kemi një kryeministër tradhëtar, dhe shqiptarët ndihen të tradhëtuar. Beteja jonë nuk do ndalet.

Kur ju i referoheni rregullores është njësoj sikur djalli të lexojë biblën. Prandaj, të dashur deputetë ne duhet të marrim fjalën tonë dhe të vendosim të vërtetën mbi çdo interes.

Albana Vokshi: Nxirre Edi Ramën! Ku është Edi Rama?

E shikoni përsëri një votim i turpshëm. Mohojnë me forcën e kartonit të drejtën e fjalës së Opozitës për skandalin më të madh ndonjëherë që ka bërë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Deputetët e Opozitës: Nxirreni Ramën nga vrima e miut. Edhe hajdut edhe frikacak. Kryeministri i Shqipërisë është bërë turp i botës. Nxirrni dhe sillni Edi Ramën nga arratia. Shpalleni në kërkim!

Luçiano Boçi: Siç e shihni ky është standarti që ka vendosur kryetarja e parlamentit. Opozitës i mohohet fjala, dhe vetëm ministrat kanë të drejtë të bëjnë pjesën e propagandës ligjore dhe projektligjet e tyre, ndërkohë që sot shqiptarët janë të tradhëtuar nga kryeministri i tyre, i cili ka frikë të ballafaqohet me të vërtetën në parlament, e akoma më shumë me të vërtetën para shqiptarëve. Por të jeni të bindur të dashur shqiptarë që ne do e nxjerrim nga ajo vrima e miut. Përtej çdo përpjekje që ne ta mbyllim gojën kemi bërë gati komisionin hetimor për çështjen Rama-McGonigal, dhe komisioni do të ngrihet menjëherë sipas procedurave parlamentare ku deputetët kanë shprehur të gjithë vullnetin e tyre të plotë, me 35 firma dhe dorëzimi do bëhet sot.

Beteja jonë do vazhdojë por edhe në protestat e fuqishme.”- tha Boçi.

*Bardhi i bie bilbilit bashkë me Nallbatin dhe Korreshin.

Ora 12:24
VIDEO/ Me bidonë dhe duar i bien tavolinave, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren! Sajmir Korreshi shfaqet me bilbil në dorë

 

Në sallën e Kuvendit deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren duke mos lejuar ministrat që të flasin dhe të prezantojnë projektligjet.

Deputetët e PD- së për të krijuar rrëmujë në sallë duke i rënë tavolinave me grushte dhe bidona uji, si dhe nuk kanë munguar edhe fishkëllimat me bilbil.

Ora 12:17
Deputetët e opozitës bëhen bashkë e bllokojnë foltoren, Spiropali: Keni humbur toruan! U lodhët ë, e keni në moshë atë që ju drejton

 

Deputetët e Sali Berishës dhe ata të Enkelejd Alibeajt janë bërë bashkë dhe kanë bllokuar foltoren pasi kryeministri Edi Rama nuk u paraqit për të zhvilluar interpelancën për McGonigal. Spiropali iu përgjigj duke thënë se e kanë humbur toruan dhe e kanë kthyer Kuvendin në një Pazar.

“Opozita ka humbur toruan dhe shkruan skenarë. Ky është një mision i pamundur, këta humbës serialë që po gjejnë shkak për humbjet e tyre të radhës.  Një triller manipulimesh , yrysh dallaveresh, për krijimin e një realiteti paralel që edhe nëse nuk e besojnë njeri ta përdorin vetë. Është më keq nëse mendojnë se u ka rënë lotaria me atë non grata që kanë në krye. Të gjitha për një qëllim, krijimin e një realitet paralel, që edhe nëse nuk e beson njeri ta përdorin për të jetuar vetë në politikë.  Kush flet për drejtësi sot. Mëkati fillestar i politikës, për turpin tonë të përbashkët e kanë kthyer politikën në Pazar të gjësë së gjallë. Punë me ju nuk kemi më, do ketë votuesi më 14 maj. Në këtë projektligj do të përcaktohet të gjitha rregullat për mbikëqyrjen e apo edhe mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. U lodhët ë, e keni në moshë atë që ju drejton”, tha ajo.

Ora 12:16
Salianji ironizon Spiropalin: Kemi frikë ta bëjmë interpelancën me ty! Jo se ke argument, por je e vetmja që mund ta mbrosh Ramën nga ky skandal

1675335743_Screenshot1.jpg

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka ironizuar ministren Elisa Spiropali duke thënë se kanë frikë ta zhvillojnë interpelancën me të, jo se ka argumente por se ajo është e vetmja që mund ta mbarojë Ramën nga skandali me McGonigal.

“Mos bëni diversion, as zhurmë. Bëhet fjalë për një afër të kryeministrit. E kemi frikë Spiropalin, jo se ka argument, por është e vetmja që mund të dalë të mbrojë një gjë që nuk mbrohet dot. Pasi takimit me kryeministrin atyre iu jepen tre fusha naftë mbajtëse, një kom të lidhura me kompani ruse dhe serbe”, tha Salianji.

Ora 12:15
Deputetët e PD-së i bien bilbilit, Nikolla u tërheq vërejtje

 

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ka tërhequr vëmendje deputetit të PD-së Bledion Nallbatit, pasi ky i fundit i ka rënë bilbilit gjatë seancës plenare. Ishte edhe deputeti Sajmir Korreshi, i cili po ashtu bëri zhurmë duke i rënë bilbilit dhe mori vëmendje nga kryeparlamentarja.

Ora 12:13
Balla-opozitës: Jeni këtu për të kryer porositë e ‘Non Gratës’! Propozoj ndërprerjen e diskutimeve

 

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka propozuar për t’u mbyllur diskutimet në seancë plenare pasi sipas tij opozita po kryen porositë e Non Gratës. Ai u shpreh se duhen ndërprerë diskutimet dhe të kalojnë direkt me rendin e ditës.

“Jeni këtu për të kryer porositë e Non Gratës. Të gjendutr në këto kushte, bazuar në rregulloren, zonja kryetare e Kuvendit i propozoj seancës ndërprejen e seancës dhe kalimin në votim për rendin e ditës.”- tha Balla.

Ora 12:08
Ndërpriten diskutimet në Kuvend, fillon prezantimi i projektligjeve

1675336290_Screenshot1.jpg

Në Kuvend kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ka hedhur për votim ndërprerjen e diskutimeve, i cili u miratua. Seanca plenare kaloi me prezantimin e projektligjeve, por deputetët e opozitës sërish kanë krijuar rrëmujë duke mos lejuar ministrat që të flasin.

Ora 12:07
FOTOLAJM- Nikolla e përjashton nga seanca, Bardhi ‘nuk e prish terezinë’, i fryn bilbilit në sallë

1675337105_Screenshot4.jpg

Përjashtohet nga kuvendi, deputeti Gazment Bardhi. Mirëpo, pavarësisht këtij vendimi, Bardhi nuk ka lënë sallën, por ka vijuar t'i fryjë bilbilit. 

Ora 12:05
Salianji merr shembull nga Berisha, futet ‘live’ në Facebook nga Kuvendi

1675335743_Screenshot1.jpg

Deputeti Ervin Salianji ka marrë shëmbull Sali Berishës, duke zënë foltoren dhe duke u futur live në rrjetin e tij social në Facebook, për të mbajtur fjalimin e tij.

Ora 12:00
Berisha bllokoi foltoren 26 minuta, Spiropali: Donte të hiqte vëmendjen, 26 shpirtrat Gërdecit e prisnin Shkëlzenin në SPAK

1675334636_Screenshot2.jpg

Ministrja Elisa Spiropali komentoi bllokimin e Foltores së Kuvendit javën e kaluar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Spiropali tha se ishte një përpjekje për të hequr vëmendjen nga thirrja e djalit të tij në Shkëlzen Berishës në SPAK për Gërdecin.

“Po si duket me ata që rri ashtu bëhesh. Ju keni një kohë të gjatë që rrini në atë anë, po kërkon hesap për një çështje që nuk e ekziston. Ai njeri që është jashtë, bllokoi javën e kaluar për 26 minuta foltoren dhe sot ka nisur zëvendëset këtu. 26 shpirtra prisni Berisha junior në dyert e SPAK-ut prandaj e bllokoi. Pse bëheni ju pse bëheni bashkëpunëtor të atij. Akuzat i keni për konsum politik dhe s’keni asnjë seriozitet në trajtimin e këtyre çështjeve”, tha Spiropali

Ora 11:53
'Rama fshihet në fustanin e Spiropalit', Ministrja i përgjigjet Bardhit: Pse ke frikë nga gratë, a e do të vërtetën e McGonigal?

 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur sërish deputetit Gazment Bardhi i cili tha se Rama nuk vjen në Kuvend të flasë për zyrtarin e FBI-së, por fshihet pas fustanit të Spiropalit. Ministrja e pyeti Bardhin se përse ka frikë nga gratë, ndërsa theksoi se do të thotë vetëm të vërtetën që kryeministri s’ka lidhje me atë hetim në SHBA.

“Qetësohuni more, durim. Ne kemi durim t’iu dëgjojmë. Sërish iu pyes Bardhi pse keni frikë nga gratë. Nuk ka rëndësi a vishemi me fustan a pantallona. E rënd është që këtu të vijmë dhe të flasim të vërteta. Nuk mund të lejojmë që ju të ngrini një shtjellë të tërë gënjeshtrash dhe të pretendoni që mos t’iu japim përgjigje. I doni apo nuk i doni përgjigjet. Po ju pyes e doni apo jo zhbërjen përfundimtar e të shtjellës qesharake që keni ngritur. Këtë mund ta pres nga ata që kanë mbetur jashtë, jo nga ju. Se ju jeni një profesionist i ligjit dhe duhet të kuptoni që s’mund të vini këtu të hidhni akuza penale që nuk ekziston as për kryeministrin e Shqipërisë”, tha Spiropali.

Ora 11:47
Gati 2 orë kuvend, deputetët e Berishës vijojnë të mbajnë të bllokuar foltoren, Nikolla u tërheq vëmendjen

1675334346_114.jpeg

Edhe pas rikthimit pas pushimit, foltorja e Kuvendit vijon të mbetet e bllokuar nga deputetët mbështetës të Sali Berishës. Bëhet fjalë për Albana Vokshin, Ina Zhupën, Luçiano Boçin, Luan Baçin, Ervin Salianjin, Agron Shehajn dhe Edmond Spahos. Deputetët dhe ministrat janë detyruar që të flasin nga vendi. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u ka tërhequr vëmendjen dhe ka urdhëruar 5 minuta pushim. 

Ora 11:43
Interpelanca/ Bardhi: Pse s’vjen Rama, është prap sëmurë? Pse ka frikë dhe fshihet pas fustanit të Spiropalit?

 

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi vijon të refuzojë që të mbajë interpelancën me të deleguarën e kryeministrit Edi Rama, Elisa Spiropali. Bardhi tha se nuk po kërkon interpelancë për një vendim të Këshillit Ministrorë, por për atë që ai quan aferë personale të vetë Ramës.

“Interpelanca është kërkuar dhe nga 7 deputet, unë nuk kam kërkuar interpelancë me Spiropalin, por me Ramën, nuk është kapur në vendimin e drejtësisë amerikane Spiropali, po Rama, ka korruptuar një zyrtar të lartë të FBI, nuk është një interpelancë për Këshillin e ministrave, por për një veprimtari private të Ramës. Spiropali na tha ‘pse keni frikë’, problem është pse ka frikë Rama të vijë në Kuvend, pse po e keqpërdor ministren dhe të fshihet pas fustanit të saj, të vij këtu, të japë llogari, të sqaroj opinion publik ku i ka gjetur 225 mijë dollarët, është aferë personale e Ramës, nuk ka rregullorja e parlamentit që kryeministri mund t’i delegojë interpelancën te dikush tjetër. Kërkoj shpjegime për Ramën, jo për Spiropalin, bëhuni serioze, ushtoni autoritetin si kryetare Kuvendit, ju jeni aty si garante e Kushtetutës, jemi republikë parlamentare dhe jo kryeministrore. Javës tjetër e nxori që ishte sëmurë, po sot ç’a arsye ka, ka marrë prap raport, është sëmurë prap, fshihet se e di që hetimet në SHBA nuk kanë përfunduar ende, ai nuk e di se çfarë ka në dosje.

Ora 11:15
Balla: Asnjë zyrtar shqiptar nuk po hetohet në SHBA! Na intereson zbardhja e 21 janarit, s'e mbuloni dot Shkëlzenin

1675332942_finalprojekt.01225608.Still014.jpg

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se pamja që ofron parlamenti sot, nuk ka asnjë lidhje me çëshjen McGonigal, por është një përpjekje për të hequr vëmendjen nga nisja e hetimeve për 21 janarin e Gërdecin.

“Kemi kërkesë për ndryshim të rendit të ditës. Duhet bërë në kundërshtim me rregulloren. Sic e shpjeguam kërkesa të tilla nuk kalojnë në seancë. I paraqiten konferencës së kryetarëve. E kam lexuar kërkesën dhe referohen dokumente të një shteti tjetër, që do ishte mirë që deputetët kërkues t’ia vënë në dispozicion edhe anëtarëve të konferencës.

Arsyeja e kësaj pamje të kuvendit nuk ka të bëjë me hetimin ne SHBA, atje nuk ka asnjë zyrtar shqiptar në hetim. Fiks një javë më parë, djali i Sali Berishës, ishte para SPAK.

Hetimi i Gërdecit dhe 21 janari janë cështje themelore. Cdo përpjekje për të hequr vëmendjen është përpjekje e kot. Ndërsa jemi në një situatë si kjo ku s’marrim dot fjalën në Kuvend, do kërkoja që kërkesa të procesohet me votim. Nëse janë seriozë në kërkesë të paraqiten në konferencën e kryetarëve. Rendin e ditës e përcakton rregullorja. Ju që qaheni se po ju pengojmë të drejtën e fjalës, edhe ky moment procedurial, ju nuk më latë. Nuk keni asnjë interes as për kërkesën tuaj.” – u shpreh Balla.

Ora 11:09
Bardhi refuzoi Spiropalin për interpelancël! Ministrja: Pse keni frikë, s’na lejoni të japim shpjegime për zyrtarin e FBI

 

Ministrja e shtetit Elisa Spiropali i ktheu përgjigje deputetit demokrat Gazment Bardhi, i cili nuk pranon ta bëjë interpelancën me të për McGonigal, por kërkon kreun e qeverisë. Spiroapli i tha se nuk po i lejojnë të japin shpjegim për zyrtarin e FBI ndonëse kanë dy javë që e kërkojnë këtë.

"Nuk e kuptoj pse keni kaq frikë. Bardhi a kërkoni sqarime mbi çështjen që të zbardhet e plotë. Qetësohuni se kemi durimin t’iu durojmë. Po iu them nguti juaj i dëshpëruar për të nxjerrë konkluzione është më së paku qesharak,. Si grata si non grata keni dy javë që gërricni nervat e miletit shqiptar. S’na lejoni të japim shpjegime njëherë e mirë për këtë çështje. E kuptoj dëshpërimin tuja se edhe i mbyturi po u kap pas flokëve të tij e kalon ndonjë kanal po ju doni të kaloni oqeanin dhe kjo është e pamundur”, tha Spiropali.

Ora 11:08
McGonigal trazon Kuvendin, interpelanca me PD i kalon Spiropalit! Bardhi: S’bëhet diskutim me hije! Të vijnë këtu Neza dhe Duçka, po jo ministrja  

 

Interpelanca e PD-së me Ramën do i kalojë ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit. Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka këmbëngulur që në interpelancë të jetë kryeministri dhe jo hijet e tij pasi kjo e fundit nuk ka qenë në takim me MCGonigal, Nezën dhe Duçkën. Bardhi u shpreh se interepelanca bëhet nëse do jetë Rama ose me Duçka dhe Nezën.

“Kam kërkuar interpelancë me kryeministrin për takimet e tij private dhe jo me hijen e tij. Nuk e kam thirrur si të pandehur, por si kryeministër. Nuk mund të fshihet pas Elisës, Agron Nezës dhe McGonigal.  Duhet të vijë të japë llogari se si me veprime kriminale ka korruptuar zyrtarë të lartë në FBI.

Sipas rregullore interpelanca urgjente është pika e parë. Pezullo seancë plenare. Ushtro autoritetin tënd.(i thotë Nikollës).

 Mos u sill si kukull e Edi Ramaës, Silluni si kryetare e Parlamentit. Thirr Kryeministrin në seancë. Më lër të mbaroj. Si avokate ta marri Elisën, nuk ndërhyj. Por si kryeministër të vijë këtu dhe të japë llogari. Nuk pranoj të bëj interpelancë me hijen e kryeministrit. Se di që ajo të ketë qenë në këto takime, por ka qenë Kryeministri dhe Duçka dhe Neza. Nëse i ka folur Rama në vesh dhe Elisa të vijë të bëjë këtu si altoparlant, tha Bardhi.

Ora 11:00
Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

1675330644_finalprojekt.01092903.Still014.jpg

Rrëzohet kërkesa e deputetëve të Sali Berishës, për ndryshim të rendit të ditës, ku kërkojnë që pjesë të saj të jetë dhe mocioni me debat.

“39 pro, 66 kundër, bie kërkesa, vijohet me rendin e ditës”, tha kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Ora 10:58
FOTO-LAJM: Deputeti i PS-së kapet 'mat' duke luajtur shah në Kuvend

Mes debateve të ashpra që ka përfshirë që në nisje seancën plenare, por momente pikante vijnë nga salla e Kuvendit.

LSA ka publikuar disa momente ku shfaqet deputeteti Eduard Shalsi duke luajtur shah.

Ora 10:56
Luçiano Boçi: Rama të vijë t’i përgjigjet opozitës për skandalin me zyrtarin e FBI, tradhtar i kombit! Drejtësia ta marrë të pandehur

 

Deputeti demokrat Luçiano Boçi kërkoi që të zhvillohet në Kuvend mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal. Boçi tha se Rama udhët të paraqitet në Kuvend dhe të japë llogari deputetëve të opozitës sesi korruptoi zyrtarin e FNI për të goditur opozitën. Ai e cilësoi Ramën si tradhtar të kombit dhe tha se drejtësia shqiptare duhet ta kishte marrë të pandehur.

"Drejtësia amerikane ka vënë nën hetim Ramën dhe bashkëpunëtorin e tij të ngushtë në për e tyre të me para në dorë dhe me interesa milionëshe për të eliminuar opozitën e shkruar e zezë mbi të bardhë. Mos harrojmë që nuk është i vetëm dhe rasti kryeministrit me bashkëpunëtorët e tij. Dora kryeministrit që godet opozitën është vetë kryeministri i investuar në çdo qelizë të korrupsionit, ekonominë, mediat, parlamentin dhe kaloi oqeanin donte të korruptonte SHBA që të realizojë ëndrrën, eliminimin e opozitës me qëllim që të sundojë. Korrupton SHBA duke goditur imazhin e sigurisë së shtetit kryesor që ruan ekuilibrat botëror. Mungon, ka frikë të japë llogari dhe prandaj duhet ti nënshtrohet një mocion debati ku secili deputet të japë mendimin e tij, ju po deshët mbrojeni po deshët lëshojeni. Drejtësia duhet ta merrte të pandehur, pse vonon. Jemi para disa veprave penale shumë të rënda. Doni të qeshni më shumë, ato para 255 mijë dollarë ishin borxh që McGonigal ia kishte marrë Agron Nezës. Mjafton ky fakt për një drejtësi, e ka thënë sapo doli nga selia e PS.. qeshni se për të qeshur është. Le të vijë vetë të japë llogari për këtë. E kam majtas, është ai aty dhe ky mallkim po na ndjek brez pas brezi, se ai njeri sot ka damkën e tradhtarit të kombit. Ka peshë të rëndë por e ka bërë aktin e tradhtisë. Duhet të vijë me urgjencë. Ka hyrë në histori, si tradhtari më i madh i kombit shqiptar. Të nisë mocioni me debat me praninë e kryeministrit", tha Boçi.

Ora 10:48
Balla-deputetëve të Berishës: E dërguat kërkesën për mocion me debat në shkelje të rregullores! Kur flet Vokshi për injorancën, injoranca çohet nga varri

 

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se kërkesa e deputetëve të Berishës është bërë në shkelje të rregullores, prandaj nuk është caktuar në rendin e ditës së kësaj seance.

“Deputetja që sapo foli nuk i la më vend imagjinatës së çdo qytetari që e ndjek për të kuptuar se çfarë qëllimi ka, tha që nuk bëhet seancë se jemi ne, kjo është tokë e xanun, këtu ka një problem mes vetit, se pot ë ishit ju shumë serioz dhe të donit mocion me debat do lexonit rregulloren dhe do e sillnit në kohë siç e kanë bërë këto interpelancën, pra nëse interpelanca do kishte ardhur, dje nuk do ishte mbajtur.

Kur flet Albana për injorancën, injoranca çohet nga varri. Keni bërë një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës, a mund ta votojmë këtë, do ta ftoja Kuvendin, meqë kemi përpara një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës, hajde ta votojmë. E imponon rregullorja që nëse ka një kërkesë për interpelcanë, bëhet e para në rendin e ditës. Pastaj të mblidhet konferenca për të shqyrtuar kërkesën tjetër, për mocion me debat, në rast se ju vini me parimin nuk bëhet seancë se nuk duam ne”, tha Balla.

Ora 10:46
Çështja McGonigal/ Zhupa: Ku është kryeministri tradhtar që s’jep llogari? Çfarë flame e paska zënë që s’vjen në parlament?

 

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka kërkuar kryeministrin Rama në seancë të japë llogari për çështjen McGonigal, pasi nëse kreu i qeverisë nuk është i pranishëm nuk do vazhdojë seanca. Ina Zhupa u shpreh se Rama duhet të japë llogari për takimet e tij me McGonigal.

“Keni shkelur rregulloren e parlamentit si në seancën e kaluar si tani për kërkesën e një mocioni me debat. Ne kemi një tradhtar të korruptuar, që ka cenuar sigurinë kombëtare, që ka rrezikuar marrëdhëniet me partnerin tonë strategjik dhe aleancën me NATO. Ai vodhi paratë e shqiptarëve për të blerë lobime. Ku e keni kryeministrin Rama që të japë shpjegime? Ku e keni për mocionin me debat? Çfarë është kjo flamë që e ka zënë që rri pi kafe në zyrë dhe nuk vjen këtu të flasë për debatin? Ku është tradhtari? Ai duhet të vijë të flasë këtu, për miqtë e tij shqip apo anglisht, shqip po edhe rusisht. S’mund të ketë seancë normale nëse s’vjen Rama këtu.”- tha Zhupa.

Ora 10:44
Përjashtimi i Berishës dhe 4 deputetëve, Korreshi: Ishim të gjithë atje, pse nuk na përjashtuat edhe në të tjerëve! Rama, palaço cirku

 

Deputeti demokrat Saimir Korreshi tha në Kuvend se votimi në seancën e javës së kaluar nuk është bërë sipas procedurës, pasi duhej votuar në mënyrë elektronike dhe jo me kartonë. Korreshi komentoi edhe përjashtimin e Sali Berishës dhe katër deputetëve dhe tha se Kuvend ishin të gjithë deputetët e opozitës, pse nuk morën vendimin për t’i përjashtuar të gjithë.

Nga ana tjetër, Korreshi e quajti kryeministrin Edi rama një palaço cirku dhe tha se duhet të vijë në Kuvend e të japë llogari për çështjen e McGonigal.

“Lidhur me procedurën në Konferencën e Kryetarëve keni vendosu që çdo votim të jetë elektronik, votimet janë bërë më kartonë a letra higjienikë. Duhet të anulohet gjithë procedura. Komisioni etikës ka vendosur përjashtim e deputetëve. Të gjithë ishim në Kuvend, pse nuk na përjashtuat të gjithëve. Keni ligjëruar fjalën palaço në komision të etikës. Ku është ai palaço të vijë të na japë llogari. Me atë që keni bërë në komisionin e etikës ai meriton të quhet një palaço cirku.

Ora 10:35
Tabaku: Të bëhet edhe interpelancë edhe mocion me debat për 'McGonigal'

 

Në seancën e sotme parlamentare, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur se Kuvendi po kthehet në një zyrë të qeverisë, e ndërsa duket se çështja McGonigal, ka bashkuar demokratët. Ajo është shprehur se duhet të mbahet edhe mocioni me debat i kërkuar nga deputetët e Sali Berishës dhe interpelanca, e kërkuar nga grupi i Alibeajt.

“Javën e kaluar iu hoq fjala gjysmës së parlamentit nuk mundet që në momentin kur kërkohet që roli i tij të forcohet nuk mundet parlamenti të kthehet në zyrë të qeverisë, të drejtën e fjalës tonë nuk na e hiqni dot, sot deputetët e opozitës kanë nevojë për transparencë, çdo gjë që kemi thënë në të shkuarën  është vërtetuar, duhet transparencë, kush po gënjen, nuk mund të fshiheni përjetësish. Unë vij në parlament se jam votuar për të folur që të mbaj qeverinë përgjegjëse, kërkesën për mocion, na takon që të mblidhemi, ta diskutojmë, ta vendosim, ndërkohë që të vazhdojë edhe interpelanca, ligjet e tjera janë shumë të rëndësishme, lëri deputetët të ushtrojnë”, tha Tabaku.

 

 

Ora 10:34
Salianji: Rama ka përdorur çdo gjë të shtetit për të korruptuar McGonigal! Pranoni kërkesën për mocion me debat, s’na përcaktoni dot ju kohën

 

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka akuzuar kryeministrin Rama se është i përfshirë me çdo aferë korruptive dhe se Kuvendi duhet të pranojë kërkesën e opozitës për mocion me debat. Salianji u shpreh se duhet të vihet sens në Kuvend dhe kryeministri të jetë i pranishëm dhe se fjalën deputetëve nuk ua përcakton Kuvendi por kushtetuta.

“Ka një problematikë që lind që nga seanca e kaluar. Të gjithë deputetët që të opozitës duan të flasin për këtë çështje ku kryeministri ka përdorur çdo gjë për të korruptuar për agjentin. Nëse kryeministri ka turp dhe nuk del këtu, nuk vjen, duhet të vijë të japë përgjigje se caktoni dot ju se kush do të bëjë debat. Është po ky kryeministër që i dalin skandalet me avionin privat. Është kryeministri që është i përfshirë me çdo aferë në këtë vend dhe se caktoni dot ju kohën e deputetëve e cakton kushtetuta. Pranoni kërkesën me mocion me debat, kërkohet kryeministri për një aferë personale se ka bërë me turp Shqipërinë në të gjitha mediat ndërkombëtare.”- tha Salianji.

Ora 10:29
Bardhi-Nikollës: Anulo votimin e seancës së kaluar, i hoqët fjalën deputetëve të opozitës, antikushtetuese

Deputeti demokrat Gazment Bardhi i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që të anulohet votimi i seancës së kaluar. Bardhi tha se sipas rregullore, projektligjet që u miratuan javën e kaluar duhet të futen sërish në këtë seancë.

 “Ju thatë që ky kuvend ka një rregullore dhe nëse në proces verbal mungon fjala e 54 deputetëve të opozitës. Mënyra më anti kushtetuese ju si drejtuese vetëm nga frika që Rama të përballej me opozitën për një skandal të për ndër i hoqët të drejtën e fjalës 54 deputetëve. Sipas rregullores së parlamentit, në rast s enë sallën e seancave plenare shkaktohet kaos drejtuesi pezullon seancën plenare nëse kaosi vijon ndërpritet seanca dhe zhvendoset rendi i ditës.

Mbi 15 ligje u miratuan pa i dhënë të drejtën 54 deputetëve të opozitës. Është detyra juaj që shkeljen e rregullores ta zhbëni ose ndryshe keni vrarë parlamentarizmin. S’ka nevojë të bëheni mburojë për Edi Ramën silleni në seancë të japë llogari sa kohë paguhet si. Anulo procesin e votimit në seancën e kaluar dhe nuk mund ti hiqni të drejtën e fjalës së opozitës", tha Bardhi. 

Kërkesës së Bardhit iu bashkua edhe deputeti Luan Baçi.

Procesverbali nuk duhet të kalojë. Votim që s’ka ndodhur ndonjëherë në parlament. Në atë seancë kishim kërkesë për mocion me debat me kryeministrin. Në atë rrëmujë totale u munduat të kalonit përjashtimin e katër deputetëve të opozitës. Nuk donit Berishën, për këtë punë e bëtë. Thërrisni kryeministrin të vijë këtu për atë skandal dhe të përballet me opozitën. Ajo seancë nuk duhet pranuar, ato ligje duhen votuar sërish. Parlamentin e keni privatizuar, e keni kthyer në noter të Kryeministrit.

Ora 10:25
Vokshi: Rama e ka pranuar që e ka mik McGonigal, ja video

 

Deputetja e Rithemelimit, Albana Vokshi së bashku me grupin e Berishës ka bllokuar Foltoren, e ka cilësuar si turp, mënyra sesi drejtohet Kuvendi. Ndërsa mori fjalën Albana Vokshi, nga foltorja e Kuvendit nxori një video të kryeministrit Edi Rama ku dëgjohej: “Shefi i kundërterrorit ka qenë miku im”.

“S’ka më turp se ky proces verbal. Tregon sesa keq e drejtoni këtë kuvend. Është turp si fillim për ju zonja kryetare. Kam një video këtu.

 (Tregon Edi Ramën në video, ku Rama thotë se e ka mik shefin e kundërterrorit)”-  Vokshi.

Fiket mikrofoni.

Ora 10:16
Nis pa surpriza seanca plenare, grupi i Berishës bllokon Foltoren

 

Ka nisur seanca plenare, siç shpesh herë ndodh, grupi i Berishës ka bllokuar Foltoren për të folur me dhunë.

Kësaj radhe pritet që të diskutohet çështja McGonigal, grupi i Alibeaj ka kërkuar interpelancë më kryeministrin ndërsa grupi i Berishës ka kërkuar mocion me debat. Deri më tani kryeministri Rama nuk është paraqitur në seancë.  

Ora 10:15
McGonigal/ Boçi: Rama duhet të dalë nga Kuvendi me pranga në duar

 

Seanca e sotme plenare ka nisur me debate. Kjo sepse deputeti i PD-së, Luçiano Boçi është shprehur se nuk ka arsye pse janë përjashtuar për 10 ditë deputetët e PD-së, mes tyre Sali Berisha. Mirëpo fjalën e ia ndërprerë fjalën, pasi tha se koha e tij ka përfunduar.  

Luçiano Boçi: Tek po lexoja procesverbalin nuk gjeta asnjë arsye për përjashtimin e deputetëve të PD për 10 ditë, kanë kërkuar të drejtën e tyre për një mocion me debat për ish zyrtarin e lartë të FB për lidhjet e tij për eliminimin e opozitës, ndërkohë ju vazhdoni atë skenar që tashmë ka kohë që organizohet dhe zbatohet dhe është e njëjta mënyrë dhe e njëjta formë, nëse Rama paguan agjentët e FBI korrupton ata, dhe ky parlament është i korruptuar nga po ai, po i hiqet fjala opozitës. Është akt tradhtie kombëtare, Rama kërkon të eleminojë sistemin, kolonat e sistemit dhe kërkon të ndërtojë regjimin e tij dhe është kryeministri i parë...

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla: Nuk është për procesverbalin, ju po mbani fjalim. Fjala është 2 minuta

Luçiano Boçi: Kryeministri duhet të dalë këtu me pranga në duar.Dorëheqja është akti më i pastër

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/02/2023 01:44

    Ketu eshte krijuar nje situate absurde.Agjenti i FBI po hetohet ne U.S.per gjera qe s'kane te bejne fare me ne.Konkretisht ai akuzohet si lobist per shtete te huaja,por qe nuk eshte regjistruar si i tille dhe per mosdeklarim te ardhurash ,evazion fiskal dhe duket qe paska //shetitur//te gjithe Ballkanin,jo vetem neve.Rama sot duhet te vinte ne Kuvend dhe te perballej me dallgen sido qe te ishte.Duke mos ardhur,i uli pike vetes dhe beri te duket frikacak ne sy te te gjitheve.Vertet qe cdo gje ishte inskenuar nga Saliu,por dhe Saliut duhet t'i dalesh nje dite perballe,nuk mund te fshihesh e te justifikohesh gjithemone me /Non graten/e tij.Ajo qe nuk shkon ne kete vend si joni,apo te tjeret ballkanike,eshte fakti qe persona pa kurrefare rendesie ne vendet e tyre,ketu priten,nderohen,degjohen,respektohen dhe arrijne te influencojne sikur jane DIKUSHI!!! Kryeministri i Shqiperise pret nje agjent te rendomte FBI,sikur eshte ekuivalenti i tij! Dhe Saliu nuk mbetet mbrapa,Fazllicin qe ishte askushi,e beri pjese deri te mbledhjeve te sigurise kombetare! Duket qe cdo dykembesh qe ecen ne Toke e kalon ketej,merr rendesi gati hyjnore ne fshatin e vogel te quajtur Ballkan,mjafton te jete i huaj e mundesisht nga organizma,apo shtete te rendesishme!

    Përgjigju
  • sali protopapa: 02/02/2023 18:54

    DIL NGA SHPELLA EDI RAMA,,,NXIRRE KOKEN TENDE TE ZGJEBOSUR.....JEP LLOGARI PER LEKET QE I KE VJEDHUR POPULLIT....MASKARA....

    Përgjigju
  • BABULI TA NGULI: 02/02/2023 17:00

    O QENI Arbëror mëso Shqip mor fundërrin, se në Shqip nuk ekziston fjala shkjau. Kjo fjal është sërbisht , do thuash ti nëna ime është sërbe e baba talibsn e un ktë gjuh di sërbishten. Po pse komenton te ne Shqiptarët komento te sërbi o Arbëror derri zi.

    Përgjigju
  • Fshati: 02/02/2023 15:52

    Une propozoj te krijojme nje gjykate te posaçme per krimet e FBI. Por nuk kam gjetur akoma kryegjykatesin.

    Përgjigju
  • Wtf: 02/02/2023 15:22

    O BARDHI, ne seancen tjeter merr dhe kartonat (verdh-kuq), dhe mqs jemi ne muajin e kar-navaleve, vishi nja dy deputet te tjer me uniforme anesori, dhe me flamunj sigurisht.

    Përgjigju
  • Vera: 02/02/2023 15:14

    Po ça deputet e berishes, keta jan çerat e berishes! Boo sa qesharake me keta te opozites, nuk mblidhen te qajne hallet e shqiperise dhe te shqiptareve mqs kemi shume probleme si shtet dhe si popull, po mblidhen aty me qellim te rezojne ramen dhe qeverine e tij. Wtf

    Përgjigju
  • Arditi: 02/02/2023 14:11

    Ahahahaha. Opozite bilbilash me krye-bilbilush Bardhin. O pika. qe nuk ju bie. Keto edhe te dhjere edhe krenare

    Përgjigju
  • Askushi: 02/02/2023 14:11

    Po gjithë këta deputetë që i bien fyellit, qenkan për të kënduar tallava në lokalet e natës.

    Përgjigju
  • koli: 02/02/2023 13:44

    Hahahhhah po berishe po enderra nuk do te behet realitet sepse populli shqiptar eshte ngop nga padrejtesite qe na ke bere

    Përgjigju
  • beni: 02/02/2023 13:38

    Rama nuk ka per te ik sepse do ta mbajme ne te gjithe shqiptaret

    Përgjigju
  • Alb: 02/02/2023 13:13

    Kjo ashte demokracija. Llomi ka kap shqipnin ne dore,dhe jena ku jena sote

    Përgjigju
  • LARUNI I SKRAPARIT: 02/02/2023 13:03

    GJITHE JETEN LLOGJE KEMI BERE , SI THOTE AJO SHPRHJA SAKANE CA TI BEJNE GOMARIT E I BIJNE SAMARIT ,

    Përgjigju
    • vlonjati: 03/02/2023 08:09

      O LARUNI I SKRAPARIT,E KE SHPREHJEN GABIM. THUHET SKANE CI BEJNE SAMARIT QE I VRET PRAPANICEN DHE I BIEN GOMARIT, SEPSE ASNJE NUK GODET SAMARIN.

  • Suela: 02/02/2023 12:52

    Sot Rama duhet te ishte ne kuvend dhe te shpjegoj pozicionin e tij.Mos ardhja ne Kuvend tregon qartazi se esht i zhytur ne llum deri ne gryke

    Përgjigju
    • Or tej: 02/02/2023 13:15

      I ka ngele piktura pa u perfundu or teeeejjjjj

  • Geni: 02/02/2023 12:24

    Nuk kam fjal per kta te pd jan mbledhur nje tuf te paaftesh bashk

    Përgjigju
  • genci: 02/02/2023 12:20

    po ikni o delet e pd se sjua ka njeri terezin ju, keni marr fund te gjithe si parti

    Përgjigju
  • tosi: 02/02/2023 12:03

    po me dhe me polic ga mbrapa ahahhaahha

    Përgjigju
  • titi: 02/02/2023 12:00

    shyqyr se na cmeni

    Përgjigju
  • Gjergj: 02/02/2023 11:29

    A ka nevojè Shqipèria pèr njè qeveri mè tè mirè se kjo e kètij kokoshi qè kemi nè krye. PO PO PO. A èshtè Bardhi, Boçi, Vokshi apo Noka akternativa shqiptare qeverisèse? JO FALEMINDERIT. Ata, janè llumi qè noton nè gjirizin e Berishès dhe vrasjeve e vjedhjeve tè tè tijve. A ka shpresè ky vènd? Po, vetèm SPAK. Nèse edhe ata i ngrejnè patkonjtè nga dielli dhe notojnè nè fekalet e politikès, atèherè nuk paskemi merituar ndryshe.!!!

    Përgjigju
  • FATKARI GAZI ÇAFAJ: 02/02/2023 11:07

    Si ka mundësi që kta llum i shoqëris që jan kta flliqësira tē partis wc pd vetëm gërthasin vetëm ulurasin e thon vetëm idjotsira. Flasin gjëra të pa qëna e vetëm mashtrime. Po kta se kuptoin që populli Shqiptar i urren çdo dit e më shum. Kjo wc parti duhet nxjer jasht ligji e Shqipria bie në qetsi.

    Përgjigju
  • Zhupa: 02/02/2023 10:56

    U mblodh intelligjenca e partis “demokratike” hahahahaah

    Përgjigju
  • Dea: 02/02/2023 10:45

    Kriminelet e hajdutet me te medhenje te vendit jane Sali non grata dhe njerezit e tij

    Përgjigju
    • Arbërori: 02/02/2023 10:52

      Dea, edhe ti duket se je shqipfolëse …

  • Era: 02/02/2023 10:44

    U mblodhen te mjeret ,me vjen shume keq qe rrethohemi nga keto te opozites

    Përgjigju
    • Arbërori: 02/02/2023 10:54

      Të vie keq nga demokracia o adhurues kominist, komunizmi ështé ”vorros” ashtu si do ndodhë edhe me këtë tradhtarn Edvin shkjau shqipfolës

  • Tea: 02/02/2023 10:25

    Kur nuk jeni ju akoma me pranga mos prisni te jet rama

    Përgjigju
  • epo kjo pune: 02/02/2023 09:28

    pislleqet e politikes... e para nuk dihet si del gjyqi ne amerike se mund te katandiset kokoshi thele, e dyta nuk mund te behet gjyq popullor e nxirren sekrete qe I takojne hetimit. deshmia e rames ne amerike I ve kapak edhe rolit te tij dhe nese shkelje nuk kthehet po e mbajne atje. sa per takimet, normal, cdo american pritet me temena pale zyrtar I larte dhe nuk do behen muhabete telenovelash por ceshtje the influencave antiamerikane ne vend e rajon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)