Dëshmia e FORTË në 'Pa Gjurmë', nëna e këngëtarit të zhdukur: Dyshoj se e kanë vrarë, ja mesazhet kërcënuese në Facebook (VIDEO)

Një motor i vjedhur, që iu shit disa personave nga këngëtari Renato Hamza bëhet shkak për të nxjerrë në dritë të tjera detaje, mbi zhdukjen e këngëtarit të muzikës tallava, më 29 qershor të vitit 2014. 

Pasi e kishte blerë në Elbasan, pak ditë para se të zhdukej, me kërkesë të nënës së tij Renato ia shiti këtë motor një tjetër personi nga Pogradeci. Nuk kaloi shumë ditë dhe ky motor u bllokua në Lezhë nga policia, ndërsa rezultoi se kishte qenë i vjedhur, pronar i të cilit ishte djali i Artan Shkëmbit. Ky i fundit 5 ditë pasi këngëtari u zhduk, i shkruante nënës në Facebook, se Renato është në gjendje kome dhe se nuk fliste dot.

Ndërsa mbetet ende mister zhdukja e tij, për herë të parë, nëna e këngëtarit Renato Hamza bën deklaratën e fortë në emisionin 'Pa Gjurme' në Report Tv. "Dyshoj se u vra nga personat te cilëve u shiti motorin", thotë ajo.

"Pa gjurmë" risolli këtë histori, për të zbardhur një nga zhdukjet më të njohura të bëra publike dhe që ka ngritur pikëpyetje të mëdha. A u vra atë natë këngëtari i muzikës tallava?

Nëna e Renato Hamza

E ftuar në studion e "Pa gjurmë" nëna e Renit të Elbasanit, Silvana ngre dyshimin e një ekzekutimi të mundshëm të djalit të saj.

“Më shkruanin në Facebook pas 5 ditësh, me thonin Renin e kemi ne. Renato është në gjendje kome, nuk reagon, nuk flet. Do ta sjellim Renaton për dy ditë. Na nxirrnin persona me gojë të mbyllur. Është edhe problemi se djali im më parë ka blerë një motor, që më pas e shiti. Letrat ia dha edhe atij që ia shiti. Këtë person e bllokojnë bashkë me motorin, në Lezhë dhe del se motori kishte qenë i vjedhur. Djali e bleu në Elbasan atë motor. Renaton e zhdukën që atë natë ata. Djali im është vrarë i pafajshëm. Më nxirrnin persona me gojë të mbyllur''- rrëfen me sytë e mbushur me lot, nëna e Renatos.

I zhdukuri Renato Hamza

Ajo rrëfen për herë të parë episodin e 29 qershorit kur Renaton e thirri për kafe një person, për të biseduar mbi çështje pune dhe se ky person ishte bashkë me 2 pronarë lokalesh.

"Renato fillimisht ka refuzuar të shkoj, duke i thënë që ka qenë i lodhur,  po ai ka tentuar disa herë deri sa e bindi. Indrit Qiqja nuk ka qenë shok i Renatos, ata kanë lënë takim për çështje pune, pasi ai i ka premtuar se do i gjente lokale për pagesë më të lartë. Kështu, ka dalë Renato nga shtëpia, me anë të një telefonate, duke më thënë se do te kthehej, madje ka dalë me shapka nga shtëpia, pas 10 minutash telefoni rezulton i fikur”, tha nëna.

Ajo është e bindur se Renato u rrëmbye dhe më pas u vra. Kjo bazuar edhe nga dëshmitë e shumta të disa banorëve të zonës.

”Thuhet se është parë të futet me dhunë në makinë. Pas kontrollit të kamerave nga policia shihet qartë Indriti që shoqëron Renaton deri në makinë, ditën e parë, ndërsa ditën e dytë dalin pamje te tjera. Momentin që Renato futet në furgon ja ka bërë me dorë kushëririt te tij, djalit te hallës, duke i lënë të kuptoj nga tatuazhi që kishte në dorë se ishte Renato ai që po futej në makine pasi e kishin bllokuar. Në shtëpinë e Redona Daullxhiut, të dashurës së Renatos, kemi gjetur makinën që ka rrëmbyer Renaton. Makinë e cila konfirmohet nga djali i hallës. Kohë më pas Redona është shprehur se e dinte ku ndodhej Renato dhe se ky i fundit do të telefononte në shtator”, tregon nëna në emisionin "Pa Gjurmë".

Nëna e Renatos apelon për zbardhjen e kësaj çështje, pasi ka mëse 5 vite dhe që pret të dijë mbi fatin e djalit. E ftuar edhe më parë në "Pa Gjurmë"’ajo ka akuzuar drejtpërdrejtë ish-të dashurën e Renatos, si një nga personat e cila ka gisht në zhdukjen e të birit.

VIDEO/Emisioni i plotë Pa Gjurmë

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 26/10/2019 00:28

    SHTETI TE KERKOJE,,,,cfare shteti idiot qe kemi,,,,instaloni kamera kudo mor gomere qe te keni informacion,,,sic e ka bere Anglia,,,..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja