Dështon seanca e parë ndaj specialit grek që vrau Kasmin në mes të Tiranës

Dështon seanca e parë ndaj specialit grek që vrau Kasmin në mes të Tiranës

Eftimius Eftimiu

Dështoi seanca e parë ndaj specialit grek Eftimius Eftimiu dhe 4 të pandehurve të tjerë, të akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit rreth një vit më parë.

Shkak është bërë mos marrja dijeni, e të pandehurit Aurel Hoxhallari, i arratisur prej një viti, ndërsa Gjykata për Krime të Rënda vendosi të kërkojë ndihmën e Interpol Tirana për të bërë të mundur gjetjen dhe njoftimin e tij.

Ndërkohë, avokati i zgjedhur nga familja e të pandehurit, Samir Vishaj, kërkoi ndarjen e çështjes dhe vazhdimin e gjykimit për pjesë tjetër të grupi dhe të mos bëhet kjo, pengesë.

Ngjarja e rëndë, për të cilën si ekzekutor akuzohet shtetasi grek, ka ndodhur në 29 janar 2018, poshtë banesës së viktimës Devi Kasmi. Eftimiu, sipas Prokurorisë, është ndihmuar nga të pandehurit e tjerë për të kryer krimin, i cili dyshohet se është porositur nga Aurel Hoxhallari.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Berisha sulmon Ramën për energjinë: Ulja e çmimit favorizon të pasurit, mashtrim dhe hipokrizi ekstreme

Berisha sulmon Ramën për energjinë: Ulja e çmimit favorizon të pasurit, mashtrim dhe hipokrizi ekstreme