TIRANE- Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë. Ky është bilanci i dy aksidenteve të ndodhura në harkun kohor të jo më shumë se një ore mëngjesin e sotëm. Aksidenti i parë u shënua tek Ura e Gjoles pranë Fushë Krujës, dhe aksidenti tjetër pranë sektorit “Iliria” në Durrës. Viktimat janë një çift të martuarish që ishin kalimtar dhe një qytetar që po udhëtonte në biçikletë.
AKSIDENTI NE FUSHE KRUJE
Entela Bakalli dhe bashkëshorti i saj u përplasën sot në mëngjes, rreth orës 07:30 nga një furgon mallrash me targa AA775 FK në vendin e njohur si Ura e Gjoles, pranë Fushë Krujës. Përplasja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 24 vjeçares ndërkohë që bashkëshorti Bardhyl Bakalli, 28 vjeç është dërguar në spital në gjëndje të rëndë. Nga të dhënat e para mësohet se furgoni i mallrave me targë AA775 FK ka dalë nga rruga duke përplasur çiftin. Entela dhe Bardhyli kishin dalë sot në mëngjes në aksin Fushë Krujë- Durrës, për të hipur në një furgon taksi për tu nisur drejt Durrësit.

(Ne foto: Trupi i pajetë i të aksidentuarës Entela Bakalli sot në mëngjes në Fushë Kruje)
AKSIDENTI NE DURRES
Aksidenti në sektorin ”Iliria” ndodhi rreth orës 08:15 minuta. Afrim Kapllani, 34 vjeç nga Shkallnuesi i Durrësit i cili po udhëtonte me makinën tip FIAT AA133DK përplasi për vdekje 50 vjeçarin Teme Myrtaj, ish polic. Ky i fundit po udhëtonte me biçikletë kur është përplasur nga automjeti.

(Ne foto: Aksidenti sot ne mengjes ne Durres, me rreth biçikleta ku po udhëtonte viktima Teme Myrtaj)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com