Dy aksidente, Levan-Tepelenë
vdesin nënë e bir, 7 të plagosu

Dy aksidente, Levan-Tepelenë<br />vdesin nënë e bir, 7 të plagosu
LEVAN-TEPELENË - Një aksident i rëndë rrugor me 2 të vdekur dhe 5 të plagosur ka ndodhur sot rreth orës 20:30 në autostradën Levan-Tepelenë në vendin e quajtur Kafaraj dhe një tjetër në Tiranë me 2 të plagosur.

Në aksidentin e parë dhe më të rëndin në autostradën Levan-Tepelenë, një zetor me 3 vetë i ka dalë përpara një automjeti tip foristradë Mitsubishi, ku po udhëtonte një familje me 4 vetë dhe për pasojë janë përplasur.

Kanë mbetur fillimisht të plagosur rëndë të gjithë pasagjerët (7 gjithsej) e të dy automjeteve të aksidentuara; si ata që ndodheshin në zetor, ashtu edhe ata në foristradë.

Nga raportimi i korrespondentit të Tv "A1 Report" në Fier,  Kristaq Thano pak më vonë u mësua se ndërroi jetë Adelina Muçaj, 35 vjeçe dhe biri i saj, foshnjë 1 vjeçe, Donaldi, të cilët ndodheshin në foristradë.

Të plagosur rëndë kanë mbetur edhe bashkëshorti i Adelinës, Jetnori dhe vajza e tyre 12-vjeçare, Megi Muçaj.

Ndërsa personat e plagosur rëndë në zetor janë: Krenar Troka, 21 vjeç, Ervin Troka, 23 vjeç dhe Aleksandër Banaj, 27 vjeç, të cilët të tre u transportuan në spital.

Ndërsa aksident tjetër u shënua në kryqëzimin e liqenit të Thatë në kryeqytet, ku shtetasit Qamil dhe Meliha Xhaferri, mbetën të plagosur pasi u përplasën nga një makinë.

Dy bashkëshortët janë dërguar në spital për asistencë mjeksore.

 	aksident levan tepelene
(Në foto, fuoristrada që u përplas nga zetori)

 	aksident levan tepelene
(Në foto, zetori që u përplas me fuoristradën)

 	aksident levan tepelene
(Foto nga vendngjarja e aksidentit në aksin rrugor Levan-Tepelenë pranë vendit të quajtur Kafaraj)

Redaksia Online
(a.ç/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia shton në listën e sanksioneve edhe 92 qytetarë amerikanë

Rusia shton në listën e sanksioneve edhe 92 qytetarë amerikanë