Dy aksidente me pesë të plagosur janë regjistruar sot në Tiranë dhe Maliq. Në Tiranë paradite një makinë përplasi një kalimtar te Rruga e Durrësit. I plagosuri në gjendje të rëndë u dërgua në spital.
Ndërkohë që në mesditë në Maliq u përplasën dy makina duke mbetur katër të plagosur. Aksidenti ka ndodhur te “Kryqëzimi i Maliqit” ku u përplasën mjeti tip "Peugeot" me drejtues G.D. me mjetin tip "Volkswagen" me drejtuese B.K. e plagosur rëndë.
Për pasojë janë lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët në mjetin tip "Peugeot" B.B. dhe S.B., të cilët janë transportuar për mjekim në spitalin e Korçës. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur hetimet.