Sonte në mbremje do të mbyllet faza e grupeve të Champions League me tetë ndeshjet e fundit që do të përcaktojnë edhe dy vendet e fundit të lënna bosh, pasi deri më tani 14 skuadra e kanë siguruar kualifikimin. Pikëpyetjet do të jenë në Grupin C dhe Grupin D. Te C-ja Atalanta e Gjimshitit duhet të fitojë me patjetër në transfertën e Shakhtar për të tentuar kualifikimin, pasi për t’ia dalë duhet të paktën një barazim nga Manchester City në ndeshjen me Dinamo Zagreb.

E vetmja që e ka siguruar kulifikim është City, pasi për vendin e dytë janë në luftë të treja ekipet.

Ndërkohë në Grupin D Juventus ka kaluar për fazën tjetër e renditur si e para, ndërsa edhe pse jo e sigurtë, Atletico Madrid ka gjasa të mëdha ta shoqërojë si e dyta. Spanjollët e sigurtë që i kalon më tej fitorja në shtëpi kundër Lokomotiv Moskës, ndërsa edhe barazimi apo humbja mund të bëjë punë. Për të vendosur në rrezik ekipin e Simeones duhet me patjetër që Leverkusen të fitojë në Gjermani kundër Juventusit.

UEFA ka përcaktuar edhe vazot për turin me eliminim direkt ku parashikon sfida tepër interesante. Në vazon e parë janë ekipe si PSG, Bayern Mynih, Juventus, Manchester City, Liverpool, Barcelona, Lajpcig dhe Valencia, ndërsa skuadrat që mund të përballen në vazon e dytë janë Real Madrid, Napoli, Dortmund, Chelsea, Tottenham apo Lyon.

Shorti për turin e 1/8 të Champions League, apo i njohur ndryshe si faza e parë me eliminim, do të hidhet ditën e hënë në orën 12:00 në Nyon të Zvicrës.