Dy 'Bjellorusitë shqiptare', ajo e Berishës dhe Ramës

Dy 'Bjellorusitë shqiptare', ajo e Berishës dhe Ramës

Në verën e vitit 1996, ndërsa Shqipëria kishte shpallur “non grata” misionin e OSBE/ODIHR, pas raportit për mos njohjen e zgjedhjeve të 26 majit, një gazetar i huaj që mbulonte zgjedhjet në Shqipëri, e thoshte me humor se ODIHR duhet t’ia di për nder Sali Berishës me këtë që ndodhi. Po të mos kishte vjedhur Sali Berisha zgjedhjet, OSBE/ODIHR dhe mund të ishte shkrirë si institucion, se akoma nuk kishte hyrë në modë vjedhja e zgjedhjeve në Europë.

Sali Berisha e riktheu në punë dhe i dha rëndësi ODIHR.

Më pas u pa se për 25 vite, shumë demokraci lindore, përfshi dhe Shqipërinë, e mbajtën gjallë ODIHR dhe misionin e tij çertifikues për cilësinë e zgjedhjeve.

Për të disatën herë kriza është në Bjellorusi. Lukashenko, i cili ka hequr dorë prej dekadash nga ideja për zgjedhje të lira, po gjendet përballë presionit popullor për të anuluar zgjedhjet dhe për t’u ulur në bisedime me kundërshtarët.

Fati e do që Shqipëria kryeson OSBE-në, dhe kryeministri i vendit tonë duhet të koordinojë përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhjen e kësaj krize. Deri në këto momente ai ka marrë mbështetjen e SHBA, Rusisë, Bashkimit Europian, dhe vendeve të mëdha të Perëndimit, si Gjermania e Franca.

Por OSBE nuk është NATO dhe ajo nuk ndërhyn ushtarakisht në Bjellorusi. Atë duhet ta pranojë Qeveria vendase.

Me sa duket, presioni ndërkombëtar dhe sidomos ai rus, mund ta detyrojë Lukashenkon të pranojë rolin ndërmjetësues të OSBE, me qëllim uljen në bisedime dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

Por kjo është axhendë e krizës të cilën ne kemi pak kompetencë ta parashikojmë e aq më tepër të bëjmë komente publike për të, pasi ajo është çështje diplomatike e gjithë organizatës.

Ne thjesht jemi vendi kryesues i OSBE, që duhet të koordinojmë hapat që bashkësia ndërkombëtare do të ndërmarrë ndaj Bjellorusisë.

Shikoj Genc Pollon që përpiqet të bëjë ironi me Presidencën shqiptare të OSBE. Më 1996, kur Sali Berisha kërkonte arsye të shpallte ODIHR armike të Shqipërisë, i njëjti person gërmonte në biografinë e ambasadores Glover dhe në ca letra të verdha ngjitëse, ja vendoste Berishës në tavolinë “faktet”, duke i treguar se ajo ka pas qenë dikur në një ekip elektoral të Xhorxh Miçëll, që ndihmonin një kandidat me origjinë greke për president në SHBA në vitin 1988. Kaq mjaftonte për Berishën të “ishte” armike e Shqipërisë.

Dhe falë letrave të verdha ngjitëse të Pollos, Sali Berisha  e shpalli ambasadoren Glover armike të Shqipërisë, zboi misionin e ODIHR dhe e futi më pas Shqipërinë në luftë civile.

25 vite më vonë Shqipëria së paku është një vend që udhëheq OSBE-në, për shkak të meritës së diplomacisë së saj,  dhe përpiqet të zgjidhë një krizë të ngjashme pikë më pikë, si ajo e vitit 1996 në Shqipëri, ku presidenti i asaj kohe nuk pranonte përsëritjen e zgjedhjeve dhe betohej se nuk do dorëzohej para “Frontit të Kuq”, derisa e zbuan më armë në vitin 1997.

Tani shqiptarët kanë dy mundësi, ose të krenohen me Berishën e Pollon e vitit 1996 në raport me OSBE, ose me Edi Ramën e vitit 2020, që po përpiqet të zgjidhë krizën e “Berishës 2”, të Bjellorusisë.

Nuk e di kush mund të jetë tani Pollo i atjeshëm, që i ngjit letra të verdha ngjitëse Lukashenkos kundër Edi Ramës dhe OSBE-së, po qimekuq do jetë dhe ai, se në fakt ashtu janë shumcia e bjellorusëve. Këtu tek ne është vështirë të gjesh të tillë. Vetëm Berisha i gjen./ tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben Metani: 21/08/2020 06:56

    I fort je o Base; "qimekuq" hahaha.

    Përgjigju
  • sapa: 20/08/2020 23:50

    Si tha Galileo Galieleu?e megjithate bota rrotullohet qe e perkthyer do te thote :deri tani shqiperia nuk ka shtet dhe as qe duket ne horizont!Sa per problemet e botes i zgjidhin te huajt vete dhe nuk kane ngeluar tja u zgjidhin ata qe vijne nga vendi me i korruptuar i planetit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja