Dy deputetë të Kosovës me diploma të "Kristal"

Dy deputetë të Kosovës me diploma të "Kristal"
Të paktën 7 deputetë nga Republika e Shqipërisë dhe nga Republika e Kosovës i kanë kryer studimet, pa qenë fare vijues të universitetit “Kristal”. 
Ky zbulim është bërë pas një procesi hetimor nga prokuroria, rreth diplomimit të tyre në universitetin “Kristal”. 

Emrat e deputetëve priten të zbulohen këto ditë, shkruajnë mediat kosovare.

Bëhet fjalë për të paktën pesë deputetë nga Shqipëria dhe dy nga Kosova, të cilët, sipas informacioneve të para, janë diplomuar kryesisht për Drejtësi, pa frekuentuar Universitetin, madje pa kryer vitet e plota të studimit.

Pas zbulimit të skandalit “Bossi”, ku akuza arriti të provojë se djali ish-kreut të “Lega Nord” u diplomua pa qenë asnjëherë në Shqipëri, një tjetër çështje pritet të hapet në Prokurori, me protagonistë deputetë shqiptarë të të dyja republikave shqiptare.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?



×

Lajmi i fundit

Polarizimi politik në Ballkanin perëndimor dhe Europën lindore, studiuesit theksojnë rreziqet

Polarizimi politik në Ballkanin perëndimor dhe Europën lindore, studiuesit theksojnë rreziqet