Ata jetojnë në plazhin Ponte Vedre në Florida.
Ndërsa motra me vëllain, përkatësisht Priscilla është femër dhe Peppletone mashkull, kanë instagramin e tyre me plot 261.000 ndjekës.
Melissa thotë se e nisi këtë bashkë me mbesën dhe nuk e dinte se do të bëheshin kaq popullor në Instagram.
Ajo ishte fiksuar pas derrave që kur kishte qenë në Universitetin e Alabamës dhe vizitonte fermat me kafshë.
Mesazhi më i madh që ka marrë Melissa nga bashkëjetesa me kafshët ka qenë se ata janë miq dhe jo ushqim, prandaj ajo është kthyer në vegjetariane mbi 20 vite më parë.
Ushqimi i tyre i preferuar është gjalpi i kikirikut dhe djathi.
Ndërkohë vendi i tyre i preferuar është shkolla pasi aty ka shumë fëmijë dhe Melissa punon si mësuese.
Ajo tregon shumë përkujdesje për ta në mënyrën si i vesh dhe shpenzon pjesën më të madhe të kohës duke postuar foto të tyre në Instagram.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)