Dy detyrat e KED-it të ri për 2020, si do zgjidhet Inspektori i Lartë i Drejtësisë... betimi, misioni dhe mandati

Dy detyrat e KED-it të ri për 2020, si do zgjidhet Inspektori i Lartë i Drejtësisë... betimi, misioni dhe mandati

Në institucionin e Presidencës u hodh sot shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Për shkak të parashikimit ligjor dhe duke qenë anëtari i vetëm i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani u zgjodh sërish automatikisht anëtar dhe kryetar i KED.

Po cilat janë detyrat e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi deri në dhjetor të vitit 2020?
Detyra e KED janë dy: Verifikimi dhe listimi i kandidatëve sipas meritave për Inspektor të Lartë të Drejtësisë si dhe verifikimi dhe listimi i kandidatëve për pesë vende vakante në Gjykatën Kushtetuese. Në dy dhjetor, KED vendosi të lejojë për të vijuar garën për Inspektor të Lartë të Drejtësisë si dhe të vijojë më pas intervistimin e kandidatëve Artur Metani, Eris Hysi, Joana Asimi Sorraj, Lindita Troja dhe Sokol Stojani.

Pas intervistimit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të rendisë sipas meritave pesë kandidatët. Lista do të depozitohet më pas në Kuvendin e Shqipërisë. Kuvendi duhet të zgjedhë një nga pesë kandidatët Inspektor të Lartë të Drejtësisë me 3/5 e votave. Në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej tri të pestave për asnjë prej kandidatëve brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës, kandidati i renditur i pari shpallet i emëruar. Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje. Inspektori i Lartë i Drejtësisë betohet përpara Kuvendit. Inspektori shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese kur kryen shkelje të rënda profesionale ose etike. Inspektori ka për detyrë verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe për inspektimin institucional të gjykatave dhe të zyrave të prokurorisë.

Krahas listimit të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, KED, gjatë vitit 2020, do të verifikojë dhe rendisë edhe kandidatët të cilët do të aplikojnë për pesë vende vakante në Gjykatë Kushtetuese. Vendet vakante do të shpallen nga Presidenca, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë. Aktualisht Gjykata e Lartë ka katër anëtare nga nëntë që duhet të ketë gjithsej: Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji. Në vend të Marsida Xhaferllarit, Kuvendi njeh si anëtare Arta Vorpsi, ndërsa Presidenca dhe opozita njohin Xhaferllarin. Gjithsesi, gjatë vitit 2020 do të nisin procedurat për plotësimin e pesë vendeve vakante dhe në fund edhe për zëvendësimin e Vitore Tushës, të cilës i ka mbaruar mandati. Për secilin vend vakant, Presidenca, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë janë të detyruara të zgjedhin mes tre kandidatëve të listuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir meta e vërteta: 05/12/2019 19:37

    O ilir meta bajga e Shqipris.Ardjan Dvorani u zgjodh përsëri sa do që ti o bajg u mundove që ta eleminoje po spate shanc o wc Shqipris. Bohu gati o ilir lugati se Reçi po të pret o bur ibret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja