Dy femra police gjobitin
deputetët tek Kuvendi

Dy femra police gjobitin<br />deputetët tek Kuvendi
TIRANE- Gjobave të policisë rrugore, nuk i kanë shpëtuar as deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

Një patrullë policie ka shkuar paraditen e djeshme në rrugën, ku ndodhet kryesia e kuvendit dhe ka vendosur gjoba financiare për automjetet e deputetëve që ishin parkuar në trotuar.

Kanë qënë dy police femra, të cilat kanë marrë masa administrative duke penalizuar deputetët që kishin parkuar në mënyrë të parregullt automjetet e tyre. Bëhet fjalë për rreth 7 apo 8 gjoba, të cilat i janë vendosur sipër xhamit të makinave.

Ky duket se është rasti i parë, që policia rrugore ka marrë guximin dhe të gjobisë deputetët shqiptarë, për mos rrespektim të sinjalistikave rrugore. Në fakt parkimi i automjeteve të deputetëve mbi trotuare ka qenë gjithmonë objekt diskutimi dhe kronikash, por kësaj radhe policia dhe një punonjës i Kuvendit me listë në dorë jo vetëm i ka sistemuar makinat me lejen e kuvendit, por edhe i kanë gjobitur ato mbi trotuar.

Dy police femra kanë lëshuar fletët e gjobave duke bërë një minishoë me shoferët që telefononin të irrituar deputetët që ndodheshin në komisione të ndryshme parlamentare. Ndërkohë që nga ana tjetër, dy efektivet e poliicisë janë shprehur se ishin duke kryer detyrën e tyre. Pak ditë më parë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u ka bërë të qartë punonjësve të Policisë së Shtetit se mbi ligjin nuk qëndron askush. Ligjvënësit janë shpesh shkelësit e parë dhe më flagrantë të ligjeve.

Kjo ndodh rëndomtë në Shqipëri, sa që tashmë është bërë një fakt i pranuar nga të gjithë, për shkak edhe të statusit të deputetit që mbajnë.Por ndryshe nga herët e tjera policia ka gjobitur makinat e deputetëve të cilat gjithmonë parkohen në shkelje të rregullave mbi trotuaret para Kryesisë së Kuvendit. Ndërkohë që kjo nuk është e vetmja shkelje e deputetëve shqiptarë, pasi në autostrada në asnjë rast ata nuk i binden urdhërit për të ndaluar. Ky është aksioni i parë i policisë rrugore, ndërkohë që në ditët në vijim paralajmërohen aksione të tjera shtesë, në zonën e parlamentit, vend ku makinat e deputetëve zenë trotuaret.

Shkrimi u publikua sot (23.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print), fotot marre nga Shekulli

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë