Dy foto të rralla nga funerali i Bajram
Currit, një pjesë e kokës e dëmtua

Dy foto të rralla nga funerali i Bajram<br />Currit, një pjesë e kokës e dëmtua
Pas fotove të publikuara pak viteve më parë, ku dukej trupi i pajetë i Bajram Currit, dy fotot e varrimit tregojnë radhë të njerëzve duke bërë nderimet e fundit…  

Katër foto të rralla që dëshmojnë momente nga homazhet e varrimit të Bajram Currit mund të hedhin dritë mbi detaje të panjohura  nga ngjarje e bujshme e prillit 1925, ku Bajram Curri u gjet i vrarë (apo i vetëvrarë) në një shpellë në malësitë e Gjakovës. 

Fotot ruhen në një dosje në Arkivin Qendror të Shtetit së bashku me dy foto të tjera që tregojnë trupin e pajetë menjëherë pasi e kanë gjetur të vdekur në shpellë.
Shënimet pas këtyre fotove nuk japin detaje mbi ngjarjen, as për momentin e fotografimit, por detajet në fotografi dëshmojnë për dy momente të ndryshme fotografimi: Momenti i parë pasi është vrarë, që tregon Bajram Currin me një kostum stofi të errët e të vjetër, me pjesën e sipërme të kokës krejtësisht të dëmtuar e të mbuluar me fasha të bardha.

bajram curri
bajram curri
bajram curri
bajram curri
(Foto të rralla nga ceremonia e varrimit të Bajram Currit)

Ndërsa momenti i dytë i fotografimit rrëfen çastet e  homazheve që janë mbajtur para trupit të tij, i vendosur mbi fron të ndërtuar me mjete rrethanore me drunj, e sipër drunjve trupi i pajetë ku sërish duket pjesa e sipërme e kokës e mbuluar me kujdes. Në njërën prej fotove duket imami që këndon lutjet e fundit në ceremoninë mortore dhe në rresht duken një varg i gjatë pjesëmarrësish në funeral, mes tyre, veç të afërmeve me veshje të zonës së malësisë së Gjakovës, duket edhe një ushtarak e zyrtarë të tjerë me kostume e kapela. 

Pavarësisht ngjarjes së shumë diskutuar, kryesisht për faktin nëse ishte vetëvrasje apo vrasje, duket se Bajram Currit, pushteti i kohës i ka bërë të gjithë nderimet e fundit.
Mendohet se fotot janë realizuar nga Ahmet Zherka, një nga fotografët e parë të Kosovës që me aparatin e tij ka bërë të përjetshëm shumë personalitete, por edhe ngjarje të rëndësishme.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin