Dy gishtat e Inës të tregojnë ty
Momenti kur polices së 'Shqiponjave', Ina, i këput gishtat kapsolla
Ina, një vajzë e re police, u plagos rëndë sot gjatë protestës së dhunshme. Janë plot 13 kolegë të Inës, punonjës policie, të cilët duke bërë detyrën ranë pre e koniktit politik që është rindezur për çështjen e Unazës së Madhe. Por pamjet nga përkulja e saj në dhimbje prej kapsollave të hedhura, që i këputën dy gishtat e dorës, ishin të vështira për t'i çuar deri në fund!
Sigurisht, në këtë protestë ata që digjen, plagosen janë punonjësit e rendit dhe një protestë që prek policinë, ata që na mbrojnë ne, jetën tonë, nuk është më e tillë por një marrëzi, e cila sot u shpërfaq në formën e saj më të plotë. Ka më shumë se 3 javë që banorët e Unazës së Madhe kundërshtojnë skemën e kompensimit nga qeveria për shtëpitë e tyre të ndërtuara në kohën kur zullumi i “pa lejes” justikohej si leja për të ndërtuar një jetë më të mirë. Pakkush sot e llogarit se çfarë dëmi kolosal i është bërë këtij vendi, ish-pronarëve, pronarëve të rinj dhe atyre që do të vijnë, nga rripëzimi i pronës në Shqipëri.
Po këtë rrip, i cili sot pret të lirohet për t’u bërë Rrugë Kombëtare, vizatoi Lulzim Basha si kryetar bashkie. Por, tani si kryetar i partisë së vet, po e përdor vizatimin (Unazën e Madhe) si rrip sigurie për luhatjet e tij opozitare. Që të jem më e qartë: Lulzim Basha sot po lan duart nga gjaku i Inës si Ponc Pilati. Ndërkohë që planikon llogaritë sa do ta rritë kjo ngjarje çmimin e pazarit të tij të radhës me Edi Ramën.
Sa për banorët, si ata, e ardhur në Tiranë jam dhe unë, dhe ajo që më bëri të jem pak solidare me ta sot, ishin kapsollat ndaj Inës dhe kolegëve të saj! Më dhimbsen dhe ata, më vjen keq që në përpjekje për të vënë vetullat po rrezikojnë të nxjerrin sytë.
Dhe sa keq më vjen që hallin nuk ua zgjidh dot Lulzim Basha, sepse siç thotë populli: Rigoni nuk bëhet lis!/ Tiranapost.al/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar, Begaj: Kongresi i Lushnjes shpëtoi vendin nga vëllavrasja! Spiropali: Objektiva, reforma në drejtësi e anëtarësimi në BE
21 Janar, 11:05
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28
-
Nesër Kuvendi nis sesionin e fundit para 'shpërndarjes', ndryshimet në Kod për votën e diasporës ‘sfida’ e parë për konsensus! Begaj mesazh ligjvënësve
19 Janar, 13:10
-
‘Bardhi ka probleme me grupin e Berishës’, Lapardhaja në Report Tv: Saliu kërkon të bëjë pazare me Ramën
19 Janar, 13:07
-
Stoku në Apel, PS kërkon të 'shpluhurosë' dosjet: Të shqyrtohen nga 1, jo 3 gjyqtarë (por duhet 84 vota)
15 Janar, 15:42
-
Hapja e Unazës së Re, eksperti rrugor: Krijohet trafiku në formë hinke! Duhen nënkalime dhe mbikalime! Të dalësh nga Tirana është tmerr
8 Janar, 14:56
-
I përfundoi misioni i tij në Shqipëri, Spiropali pret Ambasadorin e Italisë Fabrizio Bucci
8 Janar, 13:02
-
Refuzuan të paguajnë karriget e djegura, Kuvendi u mban pagën Bardhit, Nokës, Nallbatit e Hotit! Ja sa lekë u morën 4 deputetëve të PD (DOKUMENTI)
7 Janar, 16:00
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor 2024, 18:31
-
Spiropali uron besimtarët për Krishtlindje: Jezu Krishti na tregon se dashuria është forca më e madhe njerëzore dhe jo sundimi, pushteti apo pasuria!
24 Dhjetor 2024, 17:48
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor 2024, 12:35
-
Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë
21 Dhjetor 2024, 13:11
po shkoi kryevagabondi i shqiperise Sali lushaj ne proteste patjeter qe do kete ngjarje te dhimbeshme
Përgjigjugjynaf. sherim te shpejt
PërgjigjuRESPEKTE pèr Vajzèn 24 Vjeçare qè ishte atje pèr tè kryer Detyrèn , por BANDITËT dhe KRIMINELËT Ozurpatorè e qëlluan në pabesi ! Nuk duhet të mbyllet kurrë me KAQ , KRIMINELËT që hodhën KAPSOLLET duhet të shkojnë në BURG për kohë të gjatë dhe të vuajnë dënimin për DËMIN e pariparueshëm që i bënë kësaj VAJZE të RE.
PërgjigjuJu ardhshin ne deren tuaj