Dy gola të Ronaldos shkëpusin Juven +4 në krye, trajneri i Barcelonës debuton me fitore (VIDEO)

Trajneri i ri i Barcelonës, Quique Setién ka debutuar me fitore në drejtimin e katalanasve. Mbrëmjen e djeshme Barça mori një tre pikësh të vështirë përballë Granada-s me një gol të shënuar nga Lionel Messi në minutën e 76'.

Tre pikët e ngjisin sërish në krye ekipin katalanas, por me pikë të barabarta me Realin e Madridit. Ndërkohë që në Itali Juventusi është shkëputur me +4 pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Interi.

Dy gola të Ronaldos i mjaftuan 'Zonjës së Vjetër' për të mposhtur Parmën dhe përfituar nga gabimi i zikaltërve që u ndalën nga Leçe. Interi pas barazimit, jo vetëm që i dha mundësi të Juves që të shkëputet, por rrezikon edhe vendin e dytë, pasi nëse fiton Lazio që ka një ndeshje më pak e parakalon.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!