Dy gra në garë për kreun e KQZ
Ruçi e Patozi debat në Kuvend

Dy gra në garë për kreun e KQZ<br />Ruçi e Patozi debat në Kuvend
TIRANE- Drejtimin e Institucionit që do të administrojë zgjedhjet parlamentare të 2013 duket se do ta marrë  një grua.  Komisioni parlamentar i ligjeve do të dërgojë në seancën e ardhshme emrat e Marsida Xhaferllarit dhe Lefteri Lleshit. Komisioni i Ligjeve u mblodh sot në mesditë pas debateve me akuza e kundërakuza nga PS e PD se po bllokojnë konstituimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në një mbledhje të posaçme komisioni miratoi dy kandidaturat që do t'i kalojnë Kuvendit për kreun e ri të KQZ-së pasi opozita eleminoi emrat e Haki Mustafës dhe Endrit Rekës.

Shqiptarja.com shkruan sot se favorite është Lefterie Lleshi, këshilltarja juridike e kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Përveç faktit që Lleshi është
punonjëse e Administratës së Kuvendit si dhe anëtare në KLD-së ajo për 8 vite ka qenë dhe punonjëse në Shërbimin Informativ Kombëtar. 

DEBATET NE SEANCE

Seanca e sotme Parlamentare nisi sot me një debat për vonesën në konstituimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Debati është zhvilluar mes kryetarit të Grupit PS Gramoz Ruçi, kryetare së Parlamentit Jozefina Topalli dhe kryetarit të Grupit PD, Astrit Patozi

Nënkryetari i Grupit PS kërkoi pse nuk është përfshirë në rend të ditës votimi i kryetarit dhe anëtarave të KQZ-së, duke vazhduar shkeljet e afateve.
“Pas 8 muajsh Shqipëria ka zgjedhje parlamentare ndërkohë që jemi pa KQZ. Do dëshironim të ishte ndryshe, sipas frymës së Kodit Elektoral. Mazhoranca kualifikoi anëtarë në shkelje të kodit. ”- tha Ruçi. Gjithashtu ai kërkoi sipas rregullores mbledhjen e Komisionit të Mandateve për zëvendësimin e vendit të lënë vacant nga largimi i deputetit Andis Harasani. Në përgjigje Topalli akuzoi opozitën se po bllokon votimin e ligjeve me 3/5 por dhe konstituimin e KQZ.

“Ligji i Nëpunësit Civil nuk kalon pa votën tuaj, dhe unë do e heq nga rendi i ditës. Ky ligj nuk kalon në rend të ditës pasi karriget e komisionit të ligjeve janë bosh.

KQZ nuk është në rend ditës sepse bllokuat vazhdimin e procedurës për zgjedhjen e anëtarit e kryetarit, në momentin kur ta mbaroni do e kalojmë. Në komisionin e Ligjeve mos bllokoni nëpunësin civil as anëtarët e KQZ dhe në seancë votoni Gjykatën e Lartë”- tha Topalli.

Nga ana e tij kryetari i Grupit PD Astrit Patozi tha se përgjegjëse për tejkalimin e afatit të konstituimit të KQZ është opozita. “I kam kërkuar Ruçit që në respekt të Kodit të paraqesnim kandidaturat por më ka kërkuar kohë. S’kam dashur të them, por sot kërkohet përse nuk konstituohet KQZ. Zgjedhjet nuk fitohen as me Kodin Elektoral as me anëtarët e KQZ. Zhbllokoni Komisionin e Ligjeve, bëni detyrën tuaj dhe ne jemi gati ta votojmë që sot. “- tha Patozi. Në mungesë të konsensusit Kuvendi e pati të pamundur të votonte projektligjin mbi Gjykatën e Lartë dhe atë për nëpunësin civil duke i shtyrë për një tjetër seancë.
vijon

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë