Dy hardisqe të aparaturës së
përgjimit, u dogjën nga tensioni
Dy hardisqe të paisjes së SHIU-t “CDMA Interceptor”, janë djegur dhe shkatërruar nga tensioni elektrik dhe jo nga persona të jashtëm. Prokuroria e Tiranës që prej disa muaj ka nisur hetimet lidhur me kallëzimin e ministres së Mbrojtjes, lidhur me dëmtimin nga ishzyrtarët e SHIU-t të paisjes së përgjimit “CDMA Interceptor”,
Dy hardisqe të paisjes së SHIU-t “CDMA Interceptor”, janë djegur dhe shkatërruar nga tensioni elektrik dhe jo nga persona të jashtëm. Prokuroria e Tiranës që prej disa muaj ka nisur hetimet lidhur me kallëzimin e ministres së Mbrojtjes, lidhur me dëmtimin nga ishzyrtarët e SHIU-t të paisjes së përgjimit “CDMA Interceptor”, ka dalë në konkluzionin se paisja është dëmtuar për shkak të rrymës elektrike dhe jo, si pasojë e faktorëve të jashtëm si goditje të qëllimshme apo diçka tjetër.
Të paktën, kështu është pretenduar nga vetë ish-kreu i SHIU-t, Ylli Zylaj dhe disa funksionarë të tjerë që janë pyetur në prokurori pak kohë më parë. Nga sa mësohet paisjes përgjuese që është blerë në Izrael me një vlerë tepër të majme, prej 1.5 milion euro, i janë hequr dy hardisqe duke ju zëvendësuar me dy të tjerë. Kjo ka ndodhur për shkak të tensionit, pasi paisja është mbajtur në punë edhe me gjenerator.
Nga ana tjetër prokuroria e Tiranës për të shuar çdo dyshim, ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe dy hardisqet e shkatëruar ku nga kontrolli fizik i tyre ka rezultuar se nuk kanë asnjë dëmtim të jashtëm. Edhe pas këtij konstatimi, burime pranë prokurorisë së kryeqytetit thanë se shumë shpejt do kërkojnë ekspertimin e paisjes përgjuese dhe dy hardisqeve, për të mësuar nëse aparatura e blerë nga Ministria e Mbrojtjes, është përdorur për përgjimin e opozitës së asaj kohe ose jo.
Sipas kallëzimit të Ministrisë së Mbrojtjes, paisja është blerë në muajin mars 2011 me prokurim të drejtpërdrejtë tek një kompani izraelite, me ndërmjetësimin e një kompania shqiptare, e cila mban kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të SHIU-t, duke i shitur paisje të ndryshme përgjimi. E gjithë praktika për blerjen e kësaj paisje përgjimi tepër të kushtueshme dhe që nuk i ka shërbyer në asnjë moment shtetit shqiptar, është kryer në fshehtësi të plotë dhe kostoja e saj është1.589.400 euro plus 115.129 USD për mirëmbajtjen.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 894
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39