Janë jo të pakta rastet e dështimit përpara portës, por ky që vjen nga Afrika ndoshta është unik në llojin e tij. Episodi është shënuar në ndeshjen mes Lesothos dhe Tanzania. Një rast flagrant shpërdorimi përpara portës po bën xhiron e mediave sociale.
Skuadra vendase e Lesotho përfiton nga një gabim i kundërshtarit, ndërsa sulmuesi niset shpejt drejt portës përmes një kundërsulmi, por edhe pse katërkëndëshi ishte i zbrazur ai nuk arrin të shënojë.
Po në këtë rast, topi i kthehet nga shtylla duke i dhënë sërish një mundësi të dytë për të gjuajtur, por edhe kjo rezulton me të njëjtat parametra si e para. Megjithatë vendasit arritën të fitonin takimin në shifrat 1-0, por kjo ndeshje vështirë se do të mbahet mend për rezultatin sesa për gafën e shekullit.