BERAT - Ditën e djeshme në spitalin e Beratit janë konfirmuar 2 infermiere me koronavirus.

Një prej tyre i përket repartit infektiv ndërsa tjetra në repartin e urgjencës. Gjithashtu edhe një mësues në shkollën 9-vjeçare në Mbrakull rezultoi pozitiv me covid.

Mësuesi i fizkulturës ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë ka kontaktuar me drejtorin e shkollës Mbrakull, ku ky i fundit e ka drejtuar për të bërë tamponin dhe është karantinuar pranë banesës .

Deri më sot në Berat janë 114 raste aktive me koronavirus.

Këto shifra priten të publikohen gjatë përditësimit nga ministria e shëndetësisë pasditen e kësaj të enjte.

Ndërkohë ditën e djeshme u raportua për 3 viktima të reja dhe 131 raste me koronavirus.