Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Tuna dhe Nora Istrefi

Dy ish-kunatat më të përfolura të medias rozë, Tuna Sejdiu dhe Nora Istrefi përveçse mikesha tashmë kanë bashkë dhe një bashkëpunim muzikor.

Mbrëmë ata publikuan në youtubë këngën “My love”. E për të tërhequr klikimet duhet dhe ekstravaganca.

Dy shoqet që u prishën kur u bënë kunata e u bashkuan pasi u ndanë nga bashkëshortët, kanë zgjedhur të performojnë mbi një arkivol të rrethuar me lule të bardha. Dy këngëtarët janë të veshura me një xhaketë të zezë të shkurtër ndërsa poshtë vetëm geta të zeza. Ata këndojnë teksa bëjnë lëvizje sensuale mbi arkivolin e vendosur në një tavolinë para së cilës janë të ulur 4 gra të veshura edhe ato me të zeza.

Melodia dhe teksti i këngës janë shkruar e punuar nga këngëtaret tjera Fifi dhe Era Istrefi.

Dy këngëtaret para se të ishin kunata, dikur kanë qenë shoqe të ngushta, por miqësia e tyre u prish, kur Nora u bë gruaja e Robert Berishës, ndërsa Tuna, gruaja e vëllait të tij, Patris Berishës.

Më pas dy ish kunatat duket se lanë pas të shkuarën dhe u bënë sërish mike duke udhëtuar bashkë e këtë herë vijnë me një  bashkëpunim muzikor.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive