Dy javë pas përmbytjes/ Biblioteka ende e mbyllur, studiuesi Behar Gjoka: Situatë alarmante

Biblioteka Kombëtare nuk i ka çelur ende dyert për lexuesit. Pas konstatimit të pranisë së ujit datë 23 qershor dhe dëmtimit të 12 mijë njësive bibliotekare (libra, revista edhe gazeta) të 15 viteve të fundit në Bibliotekë, institucioni ka shpallur gjendjen e emergjencës.

Drejtoresha, Persida Asllani, shpjegoi para pak kohësh trajtimin, që do t’u bëhet njësive bibliotekare të lagura me qëllim tharjen edhe restaurimin e tyre.

Ndërkohë masat që u morën për trajtimin e tyre ishin me tharëse flokësh dhe ekspozim në dritaret e godinës. Studiuesi i letërsisë Behar Gjoka, është një frekuentues i rregullt i Bibliotekës, prandaj ai e quan gjendjen në të cilën ndodhet ky institucion, katastrofike.

Mendoj se kjo është një situatë alarmante, jo thjesht për bibliotekën kombëtare, për lexuesin, por sidomos për politikat kulturore, për politikat qeverisëse, të cilat lejojnë në qendër të Tiranës të ndodhin aksidente të tilla, që do të thosha, që kurrsesi nuk duhet të mendoheshin edhe jo të ndodheshin.

Studiuesi i letërsisë, Behar Gjoka

 

Studiuesi mendon se kjo është një situatë e krijuar ndër vite, ku kanë qenë të pranishme papërgjegjshmëritë qeverisëse.

Ndërkohë, që numri i librave ka ardhur duke u shtuar, hapësira e Bibliotekës Kombëtare ka ardhur duke u ngushtuar. Jemi në një moment që ky institucion kombëtar nuk është trajtuar si i tillë. Them se Biblioteka Kombëtare është shndërruar në një magazinë ku mblidhen librat.

Studiuesi i letërsisë, Behar Gjoka

 

Për të prononcimet e përfaqësuesve të Bibliotekës janë të atilla, sa s’ka dëshirë të bëjë trajtim mbi ta.

Problemi është që është guxim i madh, që të trajtosh librin me situata paragjykuese. Libri i ri apo i vjetër, i hershëm apo i tanishëm duhet trajtuar për meritën që ka ai libër. Të bjerë zjarri edhe mos të vrasësh mendjen, të hyjë ujë edhe mos të vrasësh mendjen, këtu nuk është fjala për të bërë as gjykatësin edhe as prokurorin. Është fjala për t’u bërë pjesë e dëshpërimit.

Studiuesi i letërsisë, Behar Gjoka

 

Gjoka thekson se Biblioteka është këtë gjendje prej paaftësisë së politikave kulturore, por Biblioteka është shtëpia e librit, është shtëpia e shkrimtarit.

Ekziston edhe Biblioteka në këtë pallat, por pallati ka edhe ca funksione të tjera. Është e domosdoshme, që të bëhen përpjekjet jo me atë që quhet Partneritet, por me përgjegjësi dhe me debate të hapur të artistëve, shkrimtarëve, lexuesve, bibliotekarëve, se çfarë i mungon Tiranës.

Studiuesi i letërsisë, Behar Gjoka

 

Në këtë kuptim profesori thotë, që është imediate që politika pozitë-opozitë, institucionet e kulturës, Ministra e Kulturës të mendojnë seriozisht për të pasur një Bibliotekë Kombëtare të statusit që meriton. Të një statusi, të një institucioni qendror edhe pse jo urë lidhëse me kulturat e ndërkombëtare. Studiuesi ngre pyetjen, se çfarë duhet të ndodhë tjetër, që libri shqip të ketë fatin të perëndojë edhe të fshihet nga faqja e dheut. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale