Çmimi i biletës përçan transportin ndërqytetas, Mema: Nuk do ketë rritje por kemi kërkuar rishikim të biletës

Nuk ndajnë të njëjtin mendim për çmimin e biletës. Kështu u shndrrua diskutimi në takimin e shoqatës së transportit ndërqytetës e drejtuar nga Kujtim Mema.

Zef Nikolli operator me 5 licenca për linjën Durrës-Tiranë ka kërkuar rritje ulje të TVSH-së në 6% në të kundërt do të ketë rritje të çmimit të biletës. Deklaratë e kundërshtuar nga përfaqësuesit e tjerë.

Jashtë takimit Nikolli tha për Report TV se çmimi i biletës duhet të shkojë në 240 lekë nga 130 lekë që është aktualisht pasi humbjet janë të larta.

Por për kryetarin Mema çmimi i biletës nuk është temë diskutimi, ndonëse pranon faktin që është kërkuar rishikim i saj.

Përplasjet mes tyre kanë ardhur gjatë një takimi të zhvilluar, ku adresuan edhe një sërë kërkesash për qeverinë.

"Pas fillimit të punës ne shohim që jemi në gjendje të vështirë ekonomike dhe puna jonë nuk ka vlerë financiare. Po dëmtoheni nga transporti informal, shteti na premtoi që do na ndihmonte por nuk po marrim ndihmën e duhur. Informaliteti është në maksimum, sado task forca ka dalë për ta ndaluar, puna është e pakët dhe nuk vlen.

Na është premtuar se do na falet taksa e bashkisë. Ne kemi 5 muaj pa punë dhe nuk kemi para në familjet tona dhe jo më të paguajmë këtë taksë të bashkisë.  Rama ka thënë që taksat do të shtyhen deri në dhjetor, ndërkohë që bashki na i solli zarfin. I kërkoj këshilli bashkiak të ulën dhe të rishikojnë situatën tonë dhe të na ndihmojnë.  Premtimet janë të mëdha për ta ndihmuar sektorin tonë. Jemi duke pritur, por ka gjëra që nuk mund ti presim, sic është informaliteti", tha kreu i shoqatës.

Situata sipas tyre do të përshkallëzohet nëse nuk do të ketë një reagim nga Bashkia. Por edhe në këtë pikë ata janë të përçarë. 

Transporti ndërqytetës ka qenë i pari që ka rifilluar aktivitetin pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, por normaliteti i ri i përballi me vështirësi të shumta financiare.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër