Dy lojtarët e Kombëtares në fushë, Lecce eliminohet nga Kupa e Italisë! Genoa kalon Reggianën

Dy lojtarët e Kombëtares në fushë, Lecce eliminohet nga Kupa e Italisë! Genoa kalon Reggianën

Ylber Ramadani kundër Parmës

Ylber Ramadani dhe Medon Berisha nuk mundën t'i jepnin një dorë Lecces në 1/16 e Kupës së Italisë. Në stadiumin "Via del Mare", Lecce humbi 2-4 kundër Parmës së Serisë B, duke u eleminuar kështu nga Kupa e Italisë.

Megjithëse dy lojtarët e Kombëtares shqiptare luajtën 90 minuta, verdhekuqtë e D'Aversas ishin të pafuqishëm përballë miqve të Pechias. Parma shënoi dy gola të shpejtë me Sohm dhe Bonny, para se Piccoli të shkurtonte te Lecce. Vendasit barazuan me Strefezza në të 76 minutë, ndërsa fundi ishte i dhimbshëm.

Autogoli i Pongracic në të 90+4 dhe goli Man në 90+7 i dhanë suksesin Parmës për 2-4. Mesfushori i Shpresave U-21, Medon Berisha u vlerësua me notën 6.4, teksa mori edhe karton të verdhë. Ylber Ramadani u vlerësua me notën 6,1.

Në stadiumin "Luigi Ferraris", Genoa vendase fitoi 2-1 kundër Reggiana-s. Miqtë shënuan të parët me Varela, ndërsa Genoa e Gilardinos barazoi me Haps duke e dërguar ndeshjen në shtesë. Vetëm në minutën e 99 Gudmundsson shënoi golin që kualifikoi Genoan për më tej, duke i dhënë fitoren 2-1 në shtëpi.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike