Dy automjete janë përfshirë nga flakët në kryeqytet, rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm. Ngjarja është shënuar në rrugën e Barrikadave, pranë shkollës Sami Frashëri.

Automjetit tip Citroen i drejtuar nga një shtetase, i ka rrjedhur impianti i gazit, duke shpërthyer për pak minuta në flakë. Flakët kanë përfshirë edhe një automjet tip ford me targa TR 88 73 M të parkuar aty pranë.

Hetimet paraprake të policisë kanë zbardhur, se shkëndija elektrike dhe rrjedhja e impianitit të gazit në citroenin me targa BC476Bf, kanë shkaktuar shpërthimin i cili ka krijuar panik tek banorët.

Automjetet janë lëvizur me karrotrec për në pikën e grumbullimit të policisë rrugore, ndërsa kanë vijuar hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, e cila fatmirësisht shkaktoi vetëm dëme të kosniderueshme materiale.

(ad.ti/shqiptarja.com)